Përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Izraelit, Erdogan: Veprimet e Tel Avivit kërcënojnë sigurinë tonë

Retori­ka mes Turqisë dhe Izraelit është ash­për­suar ndjeshëm ditët e fun­dit, me pres­i­dentin turk Recep Tayyip Erdo­gan që aku­zon Izraelin se opera­cionet e tij në Siri dhe Liban për­bëjnë një kër­cën­im të drejt­për­drejtë për sig­ur­inë kom­bëtare të Turqisë.

Gjatë një fjal­i­mi në Par­la­mentin turk, Erdo­gan deklaroi se veprimet ushtarake të Izraelit në rajon, si edhe lëviz­jet e tij në Mes­d­he­un Lin­dor, ndiko­jnë drejt­për­drejt në intere­sat strategjike të Ankarasë.

Ai par­ala­jmëroi se Turqia do të reago­jë “qartë dhe fuqishëm” nëse ceno­hen të drej­tat e turqve dhe qipri­otëve turq.

Në mes të shkëm­bim­it të akuzave u pozi­cionua edhe pres­i­den­ti amerikan Don­ald Trump, i cili min­i­mi­zoi mundës­inë e një për­ball­je­je mes dy vendeve.

Duke folur në Shtëpinë e Bard­hë, Trump e qua­jti Erdo­ganin “një mik shumë të mirë” dhe u shpreh se nuk pret që të ketë një kon­flikt mes Turqisë dhe Izraelit.

Anal­istët vlerë­so­jnë se një nga pikat krye­sore të për­plas­jes mbetet Siria, ku Turqia syn­on të rua­jë ndikimin e saj në zhvil­limet poli­tike pas ndryshimeve të fun­dit në vend.

Gjithash­tu, Mes­d­heu Lin­dor shi­het si një tjetër zonë e ndjeshme rivaliteti, sido­mos pas forcim­it të bashkëpunim­it mes Izraelit, Gre­qisë dhe Qipros në fushën poli­tike dhe të mbro­jt­jes.

Megjithëse ekspertët nuk parashiko­jnë një kon­flikt të drejt­për­drejtë ushtarak mes Ankarasë dhe Tel Aviv­it, ata par­ala­jmëro­jnë se ten­sionet diplo­matike dhe konkur­ren­ca strategjike në rajon po rriten vazhdimisht, duke e bërë sit­u­atën gjith­n­jë e më të ndër­likuar.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading