Ju erdhi fundi hajdutëve!”/ Protesta kundër resortit në Rrjoll, banorët “çajnë” rrethimin dhe futen në kantier (VIDEO)

Banorët e Rrjollit vijojnë me rezistencën e tyre, ndërsa janë hedhur sërish në protestë.
Pasi kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur nga firma e ndërtimit, banorët janë futur në kantier, ndërsa kanë vijuar përplasjet me policinë.
Madje në disa momente ka pasur dhe përplasje mes tyre, dhe akuza nga banorët se janë shtyrë nga punonjësit e rendit.
“Ju erdhi fundi hajdutëve” ishte një nga thirrjet që lëshuan protestuesit.
