Paralajmërimi i fortë i Teheranit: Hormuzi nuk do të jetë më si para luftës

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se nga tani e tutje do të vendosen tarifa për shërbimet që ofrohen në Ngushticën e Hormuzit dhe se këto shërbime nuk do të jenë më falas.
“Menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do t’i kthehet më periudhës para luftës”, tha ai, sipas agjencisë Tasnim.
Araghchi shtoi se Irani po përballet me palë në SHBA që, sipas tij, nuk i respektojnë angazhimet e marra, ndaj Teherani duhet të “mbyllë rrugët që u lejojnë atyre të shkelin premtimet e tyre”.