“Kam parë skenarin e Ferma VIP”, Akili zbulon eliminimin e bujshëm të Mimoza Ahmetit

“Kam parë skenarin e Ferma VIP”, Akili bën deklaratën e fortë: “Mimoza Ahmeti eliminohet para finales”
Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Ferma VIP, Akili, ka trazuar rrjetin me një deklaratë të fortë gjatë një “Live” në TikTok.
Ai pretendon se ka parë një “copë letër” ku, sipas tij, ishte parashikuar i gjithë rrugëtimi i spektaklit deri në finalen e madhe. Në këtë skenar të supozuar përmendej edhe emri i Mimoza Ahmeti.
Sipas Akilit, Mimoza pritet të humbasë një sfidë vendimtare dhe të eliminohet vetëm pak ditë para finales, një deklaratë që ka ndezur menjëherë debatet mes fansave të programit.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Ferma VIP lidhur me pretendimet e bëra nga ish-fermeri.