Non grata po përdor PD-në si mburojë”/ Balliu email ambasadave kundër Berishës

Për­jash­ti­mi nga gara për drej­timin e Par­tia Demokratike e Shqipërisë ka shtyrë Ale­sia Bal­liu të ndër­mar­rë hapa të rinj kundër mënyrës se si po zhvil­lo­het pro­ce­si bren­da par­tisë.

Ndryshe nga kan­di­dat­ja tjetër, Mereme Sela, e cila iu drej­tua gjykatës, Bal­liu ka zgjed­hur t’u dër­go­jë një email për­faqë­sive ndërkom­bëtare në Shqipëri, përf­shirë ambasa­dat amerikane, bri­tanike, gjer­mane dhe holan­deze.

Në një inter­vistë tele­vizive, ajo bëri të ditur përm­ba­jt­jen e mesazhit, ku aku­zon kre­un e PD-së, Sali Berisha, se po pen­gon garën demokratike dhe po e për­dor part­inë për intere­sat e tij per­son­ale.

“Sot kam bërë një hap tjetër, i kam dër­guar një email të gjitha ambasa­dave për t’i infor­muar mbi mënyrën sesi po shkelet e drej­ta për të garu­ar në PD dhe sesi par­tia po drej­to­het nga një lid­er non gra­ta”, u shpreh Bal­liu.

Në letrën drej­tu­ar diplo­matëve, ajo shkru­an se Berisha po kan­di­don i vetëm pasi ka për­jash­tu­ar kan­di­dat

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading