Bebja nr.2 rrugës! Dafina Zeqiri shtatzënë sërish pas lindjes së djalit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të fëmijës së saj të dytë, sipas burimeve pranë artistes.
Vetëm pak kohë pas lindjes së djalit të saj, Daskan, në korrik të vitit 2025, ajo po përjeton sërish një moment të veçantë në jetën personale, pasi pritet të zgjerojë familjen.
Burime të afërta për “Artistët Shqiptarë” bëjnë me dije se këngëtarja është rreth dy muaj shtatzënë.
Edhe pse ende nuk ka bërë një deklaratë publike, lajmi ka nisur të qarkullojë në rrethet mediatike.
Aktualisht, Dafina Zeqiri vijon angazhimet e saj muzikore dhe koncertet e planifikuara, ndërsa fansat i kanë uruar shtatzëni të mbarë dhe shëndet për këtë periudhë të re në jetën e saj personale.











