E RËNDË në Itali! Marokeni 31-vjeçar hyn me makinë në zonën pedonale dhe merr përpara këmbësorët

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar në Mod­e­na tyë Ital­isë, ku një mak­inë me shpe­jtësi “skëter­rë” ka godi­tur një tur­më këm­bë­sorësh në zonën e qarkul­lim­it të kufizuar të mjeteve.Në pran­ga si autor i ngjar­jes ka rënë, 31-vjeçari ital­ian me origjinë maro­kene, Sal­im el Koudri. Ai nuk rezul­ton të ketë pasur prece­dent penalë, ndër­sa sipas medi­ave ital­iane veproi “nga pakë­naqësia sepse ndi­hej i ngac­muar”.

Rreth 7–8 per­sona mbetën të plago­sur, dy prej të cilëve janë në gjende të rëndë, një gru­a­je ka gjasa të duhet ti priten të dyja këm­bët, sipas medi­ave të hua­ja.

Po ash­tu mak­i­na u për­plas me një vit­rinë dyqani dhe një biçik­letë, tek­sa mbeti e bllokuar në trotuar.Autori maro­ken, u largua në këm­bë dhe tek­sa arra­tisej ai nxor­ri thikën dhe sul­moi një kalim­tar, por u ndalua nga qyte­tarët.

Në vend­ng­jar­je mbër­ritën kara­binierët, poli­cia lokale dhe helikopterë emergjence nga Bolon­ja dhe Pavul­lo. Krye­bashki­aku Mezzetti falën­deroi qyte­tarët që ndalu­an shoferin, duke paran­dalu­ar një trag­je­di më të mad­he.

Kryem­i­nistr­ja Gior­gia Mel­oni dhe Min­istri i Brend­shëm Mat­teo Piante­dosi po ndjekin sit­u­atën nga afër. Dësh­mi­tarët treguan se mak­i­na po ecte me të pak­tën 160 km/orë dhe njerëz­it “flu­tur­onin” nga për­plas­jet.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading