Hantavirusi rrezik për një pandemi të re?/ Mjeku i njohur: Ka pasur raste dhe në Shqipëri, por…

Një alarm i ri është shkak­tu­ar nga virusi më i ri që po qarkul­lon, Han­tavirusi, i cili ka shkak­tu­ar shqetësim në disa vende të botës.

Tek­sa gjithç­ka nisi në një ani­je tur­is­tike, ku u regjistru­an të infek­tu­ar­it e parë, pyet­ja që lind natyr­shëm është nëse do të kemi sër­ish një pan­de­mi të re.

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftu­ar në një inter­vistë telvizive, deklaroi se nuk ka vend për panik, ndër­sa shtoi se me këtë virus bota bashkë­je­ton prej 3 dekadash.

“Nuk është prob­lematike, nuk ka arsye që njerëz­it të panikosen. Është një virus që e njo­him shumë mirë, prej 3 dekadash. Në luftën e Koresë është njo­hur ky virus.

Është virus që trans­me­to­hen nga min­jtë, që e dimë që sjellin sëmund­je. Vetëm ide­ja që për­mendim miun, diku­jt i rrëqe­thet mishi. Higjienë dhe larg min­jtë. Këtu bëhet show me këto spërkat­je.

Vret me një përqind­je të lartë, por në shumë raste janë asimp­to­matike. Te paki­ca kur rën­do­het gjend­ja, ka fatal­itete. Ka një mundësi të vogël në Amerikë që të trans­me­to­het nga njeri te njeriu.

Duhet kon­takt i ngushtë, intim, në ambi­ente shumë të ngush­ta, që të bëhet infek­ti­mi. Në Shqipëri kemi pasur raste më për­para me ethe hemor­ragjike, pasi këtu në zonën e Bal­lka­n­it kemi virusin e Beogra­dit.

Ebook YouTube Faceless

🔥 Mëso si të fitosh para me YouTube pa u shfaqur!

📖 Shkarko Ebook

Edhe ky trans­me­to­het indi­rekt nga min­jtë.”, tha ai. Alimehmeti për­jash­toi mundës­inë e shpërthim­it të një pan­demie.

“Nuk bëhet fjalë për pan­de­mi. Ky virus nuk ka të tilla karak­ter­is­ti­ka. Ky elim­i­no­het në sekondë. Këtë virus e njo­him të shkru­ar në libra, prej 3 çerek shekul­li.”, shtoi ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading