VIDEO/ Pamje virale nga debati Vinicius-Virginia që solli ndarjen, bëjnë bujë gjestet e sulmuesit brazilian

Ndarja e influenceres Virginia Fonseca dhe sulmuesit brazilian të Real Madrid Vinicius, po bën bujë të madhe në mbarë mediat botërore.
Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, influencerja ka zbuluar vendimin, me arsyetimin se në marrëdhënien me tyre “nuk kishte më kuptim”.
Por nga mediat në Brazil dhe Spanjë, përflitet për tradhti nga ana e sulmuesit të Real Madrid. Së fundmi, po qarkullon masivisht në platformat sociale, videoja nga debati i Vinicius me Virginia Fonesca.
Në pamje, evidentohen gjestikulacionet e pa “negociueshme” të sulmuesit, ndërsa ish-partnerja i kërkonte “llogari”. Nga anësori i Realit, deri tani nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale.











