“Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim!” A do të garonte Alimehmeti për kryetar në PD? Demokrati: Nuk është ambicia ime, kam Tiranën objektiv

Demokrati Ilir Alimehmeti, ka dhënë së fun­di një inter­vistë për emi­sion­in “Kjo Javë”  në News24, ku ka komen­tu­ar zhvil­limet e fun­dit bren­da Par­tisë Demokratike, sa i takon debat­eve të shum­ta që kanë shoqëru­ar garën për kryetar të kësaj force poli­tike.

Ai ka përsërit­ur edhe njëherë qën­drim­in e tij në lid­hje me kan­didimin për­bal­lë Berishës, tek­sa tha se nuk kishte ambi­cie për këtë, ku shtoi se syn­onte të kan­di­donte për kryetar bashkie. Kuj­to­jmë se në zgjed­hjet e mund­shme të parakohshme të bashk­isë Tiranë, para se Veli­aj të rik­the­hej në detyrë, emri i tij u për­fol për­bal­lë Manastirliut.Më tej demokrati pohoi se në fakt nëse do të kishte qenë edhe një kan­di­dat tjetër gara do të kishte qenë më intere­sante.

“Kur është vetëm një kan­di­dat, është rikon­fir­mim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më intere­sante. Garat për kryetar të opoz­itës, nuk i nën­shtro­hen elek­toratit, por anë­tarë­sisë së vetë. Është anë­tarësia ajo që ven­dos, një anë­tar një votë, për kryetarin.

Nuk është sis­tem per­fekt, ka mangësitë e veta. Por kësh­tu është ven­do­sur nga statu­ti. Më pas elek­torati ka të drejtën e vetë bren­da një par­tie që të shohë total­in dhe të mar­rë vendimet e veta.

Ka dhe mendim ndryshe në anë­tarësi. Mund të kishte dhe votë në një masë ndryshe. Por se kam pasur dyshim që nuk do të kon­fir­mo­hej Berisha në krye të PD. Po men­doj se ka dhe figu­ra të tjera. Fito­jmë apo jo, kjo është çësht­je tjetër.

Kush është në nivele krye­suese, kryetar degësh, siç patëm zotin Elezi. Për një plat­for­më fituese do të duhej një punë më e gjatë. Nuk po shoh që të jetë dikush që të ofro­jë një propoz­im seri­oz në këtë aspekt total. E kup­toj dashamirës­inë, por duhet të kup­to­het dhe ambi­cia e per­son­it përkatës. Nuk e kam këtë ambi­cie. Kam tjetër objek­tiv, e kam treguar qartë me vite. Objek­tivi im ka qenë i drej­tu­ar drejt Tiranës.

Ambi­cia e kryetar­it të PD dhe nesër kryem­i­nistër, është tjetër lloj çësht­je, gare, ter­ri­to­ri­al­isht më e gjerë. Men­doj se ka njerëz më të avan­cuar”, tha ai.Ndërsa sa i për­ket “mar­rëd­hënies” aktuale dhe për­plas­jeve të fun­dit të Salian­jit me Berishën, Alimehmeti u shporeh se nuk e mbështet këtë for­më reag­i­mi.

“Ash­për­si­mi i ton­eve nuk poz­i­tive. Nuk e mbësht­es dot këtë ash­për­sim. Nuk men­doj se do të kishte prob­lem po të kan­di­donte. Nuk shi­h­ja prob­leme. Por e ven­doste krye­sia. A do të kishte një garë? Men­doj se do të kishte, por nuk i plotë­son ato kushte.

Nuk duhet të shkosh në garë vetëm për një pozi­cion, por me një ekip për të gjitha pozi­cione”, tha demokrati ndër të tjera.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading