Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

Fut­bol­listi i Kom­bëtares shqiptare, Arbër Hox­ha, ka kurorëzuar dashur­inë e tij duke i dhënë fund beqarisë men­jëherë pas për­fundim­it të angazhimeve me ekipin kuqezi në ndesh­jet e mua­jit qer­shor.

Cer­e­mo­nia marte­sore u shndër­rua në një nga ngjar­jet më të komen­tu­ara sportive të ditëve të fun­dit, duke mbled­hur së bashku fut­bol­listë, drejtues dhe figu­ra të njo­hu­ra të fut­bol­lit shqip­tar.

Mes të ftu­arve spikatën emra të rëndë­sishëm të Kom­bëtares si Elseid Hysaj dhe Mir­lind Daku, ndër­sa i pran­ishëm ishte edhe pres­i­den­ti i Fed­er­a­ta Shqiptare e Fut­bol­lit, Armand Duka, së bashku me për­faqë­sues të tjerë të insti­tu­cionit.

Atmos­fera fes­tive, muzi­ka dhe urimet e shum­ta kri­juan një mbrëm­je të veçan­të për çiftin, ndër­sa fut­bol­listët e Kom­bëtares u panë duke fes­tu­ar së bashku në një ambi­ent plot emo­cion dhe gëz­im.

Marte­sa e Arbër Hox­hës shënon një moment të rëndë­sishëm në jetën e tij per­son­ale, duke ard­hur men­jëherë pas për­fundim­it të detyrimeve me Kom­bëtaren shqiptare dhe duke e kthy­er këtë fes­të në një ngjar­je që ka tërhe­qur vëmend­jen e opin­ion­it sportiv dhe tifozëve kuqezi.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading