Sherri i çastit përfundon në tragjedi, 26 vjeçari i plagosur ndërron jetë te Spitali i Traumës! RENEA del nga reparti dhe niset me urgjencë drejt Kamzës

Ardian Baloshi rezul­ton se është per­soni që u pla­gos me armë zjar­ri mes­ditën e kësaj të hëne në Kamëz dhe ka ndër­ru­ar jetë pak min­u­ta më parë në Spi­tal­in e Traumës në Tiranë, rapor­ton newsbomb.al.

I riu është përf­shirë në një kon­flikt banal për motive të dobë­ta me një per­son dhe pasi sher­ri ka degrad­uar, drejt 26 vjeçar­it është qël­lu­ar me armë zjar­ri. 

Ardian Baloshi është qël­lu­ar me plumb në kokë dhe men­jëherë është nisur me urgjencë për ndih­më të spe­cial­izuar, por fatke­që­sisht sapo ka mbër­rit­ur në Spi­tal­in e Traumës, ka ndër­ru­ar jetë në duart e mjekëve.

Plagët e shkak­tu­ara kanë rezul­tu­ar fatale dhe 26 vjeçari ka mbyl­lur sytë përgjith­monë. Ndërko­hë, shër­bimet e Poli­cisë së Kamzës bëjnë me dije se kanë iden­ti­fikuar autorin dhe e kanë shpal­lur në kërkim.

Men­jëherë pas sher­rit banal që prod­hoi një trag­je­di mes­ditën e kësaj të hëne ne Kamëz, autori është larguar nga vend­ng­jar­ja dhe po i fshi­het Poli­cisë.

Ngjar­ja ka ndod­hur vetëm pak min­u­ta më parë dhe në vazhdim pret të ketë më tepër deta­je për autorin dhe shkaqet e kon­flik­tit.

Ndërko­hë, me kërkesë të shër­bimeve të Kamzës, krye­poli­ci Skën­der Hita ka urd­hëru­ar For­cat Spe­ciale RENEA që të dalin me urgjencë nga repar­ti dhe janë nisur drejt vend­ng­jar­jes.

Efek­tivët do të përf­shi­hen në kërkimet inten­sive për lokaliz­imin dhe kap­jen e autorit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading