Dosja e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, ish ministri Genc Ruli paraqitet si dëshmitari në gjyqin ndaj Berishës

Në vijim të pro­ce­sit gjyqë­sor që lid­het me dos­jen e pri­va­tizim­it të kom­plek­sit “Par­ti­zani”, ish-min­istri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqi­tur sot në GJKKO në cilës­inë e dësh­mi­tar­it.

Ruli do të dësh­mo­jë në lid­hje me dos­jen “Par­ti­zani”, ku mes të akuzuarve është edhe kreu i PD, Sali Berisha.Kjo nuk është hera e parë që Ruli dësh­mon në lid­hje me këtë dos­je, tek­sa më parë janë mar­rë disa ish-min­is­tra e zyr­tarë të tjerë për të dhënë deklaratat e tyre para gjykatësve dhe prokurorëve.

A po fil­lon shfryr­ja?! Num­ri i pron­ave të shi­tu­ra ra me 35% në gjys­mën e dytë të 2025, sipas BSH­Num­ri i pron­ave të shi­tu­ra nga sub­jek­tet e vro­j­tu­ara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjys­mën e dytë të vitit të kalu­ar. Sipas Vro­j­tim­it mbi Ecur­inë e Tregut të Pasurive të Palu­a­jt­shme, num­ri i përgjithshëm i pron­ave të shi­tu­ra ishte 1273, ose 35% më pak nga num­ri i rapor­tu­ar në fund të gjashtë­mu­jorit të parë të vitit (gjith­sej 1959 prona të shi­tu­ra).

Num­ri mesa­tar i pron­ave të shi­tu­ra nga çdo sub­jekt gjatë gjashtë­mu­jorit të dytë të vitit 2025 rezul­toi në rreth 8, në rënie të duk­shme nga mesa­tar­ja prej 11 e rapor­tu­ar gjatë gjys­mës së parë të 2025.

Rapor­ti i num­rit të sub­jek­teve që kanë kry­er shit­je ndaj num­rit të përgjithshëm të përgjig­jeve të vlef­shme u rapor­tua në vlerën 40%. Ky raport ka shënuar rënie grad­uale në dekadën e fun­dit, nga një mak­si­mum prej rreth 70% i vlerë­suar në gjashtë­mu­jorin e parë të vitit 2017.

Rreth 37% e shit­jeve të real­izuara gjatë gjashtë­mu­jorit të dytë 2025 në të gjithë ter­ri­torin për­faqë­so­hen nga prona të ven­do­sura në zonat më të prefer­u­ara bren­da qytetit, dhe kjo peshë është e ngjashme me peri­ud­hën paraard­hëse.

31% e pron­ave të shi­tu­ra kanë qenë prona të ndër­tu­ara në per­iferi, bren­da qytetit nga 44% në peri­ud­hën e kalu­ar, ndër­sa dhe rreth 32% e pron­ave kanë qenë prona të ndër­tu­ara jashtë qytetit, nga 21% gjashtë­mu­jorin e kaluar.Megjithëse num­ri i pron­ave të shi­tu­ra pësoi rënie, koha mesa­tare e shit­jes së bane­save në rang ven­di ra në 9.1 muaj, nga 11.6 muaj në vro­j­timin e mëparshëm.

Në rastin e Tiranës, koha mesa­tare e shit­jes u ul ndjeshëm në 8.1 muaj nga 11.1 muaj në gjashtë­mu­jorin e mëparshëm.Ndërkohë, koha mesa­tare për shit­jet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 muaj nga 8.7 muaj, ndër­sa për zonat e tjera, kohëzg­jat­ja e shit­jes ishte më e ulët sesa në gjashtë­mu­jorin e kalu­ar, duke rënë në 10.1 muaj nga 12.8 muaj.

Gjithash­tu, pavarë­sisht rënies së shit­jeve, num­ri i pron­ave të pashitu­ra, si për bane­sat, ash­tu edhe për god­i­nat tregtare, ka vijuar të shëno­jë rënie. Ky fenomen ka nisur të vëre­het që prej fil­lim­it të vitit 2016. Kjo ecuri tre­gon se num­ri i pron­ave të pashitu­ra ka shënuar rënie të vazh­dueshme në secilin nga gjashtë­mu­jorët e kësaj peri­ud­he.

Tkur­r­ja e inven­tarëve (pron­ave të pashitu­ra) edhe në 6‑mujorin II 2025, pavarë­sisht rënies së shit­jeve, mund të inter­pre­to­het me uljen e ofer­tës së pron­ave të reja për t’u hed­hur në treg, në porto­folin e ndërtuesve apo agjen­tëve të shit­jeve të anke­t­u­ar.

Rreth 46% e agjen­tëve kanë real­izuar shit­je me çmim të njëjtë ose deri në 5% më pak sesa çmi­mi i kërkuar. Pje­sa tjetër kanë rapor­tu­ar se kanë real­izuar shit­je me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmi­mi fillestar i kërkuar; një pjesë shumë e vogël kanë shi­tur duke ulur çmimin me 30% ose më shumë.

Sipas agjen­tëve, rreth 61% e pron­ave për ban­im dhe e atyre për për­dorim treg­tar të shi­tu­ra prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 38% të rasteve, kre­dia ka mbu­lu­ar deri në 60% të vlerës.

Ban­ka e Shqipërisë vlerë­son se çmimet e bane­save vazh­d­u­an rrit­jen me ritme të lar­ta në gjashtë­mu­jorin e dytë të vitit të kalu­ar.

Indek­si Fis­ch­er i për­l­log­a­r­it­ur nga Ban­ka Qen­drore tre­goi që çmi­mi mesa­tar i bane­save të shi­tu­ra gjatë peri­ud­hës u rrit me 11.7% në kra­hasim me gjashtë­mu­jorin e kalu­ar dhe me 28% në kra­hasim me një vit më parë. Megjithatë, rrit­ja vje­tore e çmimeve u ngadalë­sua nga niveli prej 41.7% i rapor­tu­ar në gjashtë­mu­jorin e parë 2025.

Në veçan­ti për krye­qytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indek­si i çmimeve për shit­jet në Tiranë u rapor­tua i pandryshuar ndaj gjashtë­mu­jorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë. Rrit­ja e çmimeve me bazë vje­tore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtë­mu­jorit të parë 2025.

Ban­ka e Shqipërisë vlerë­son se kon­tributin krye­sor në rrit­jen e vlerës së indek­sit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rrit­ja në vlerën e indek­sit të llog­a­r­it­ur për zonat e bregde­tit.

Infor­ma­cioni mbi ecur­inë e çmimeve dhe vlerësimin e sit­u­atës nga ana e agjen­tëve në tre­gun e pasurive të palu­a­jt­shme mer­ret nëpër­m­jet vro­j­tim­it në ter­ren të një kam­pi­oni të për­bërë nga 230 sub­jek­te, që kanë si aktivitet krye­sor treg­timin e pron­ave të palu­a­jt­shme.

Sub­jek­tet e zgjed­hu­ra janë agjen­të të zyrave të treg­tim­it të pasurive të palu­a­jt­shme dhe shoqëri ndër­ti­mi, shit­jet e të cilave për­faqë­so­jnë rreth 75%-80% të xhi­ros së të gjithë pop­ul­latës.

Ban­ka e Shqipërisë real­i­zon har­timin e pyetë­sorit, si edhe hed­hjen dhe për­punimin e rezul­tat­eve, ndërko­hë që Insti­tu­ti i Sta­tis­tikave mbu­lon inter­vis­timin në ter­ren, pro­ce­set krye­sore të kam­pi­onim­it dhe kon­trol­lin fizik të pyetë­sorëve të plotë­suar

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading