Operacioni i SPAK ndaj trafikimit të kokainës, reagon Braho: Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen…

Kreu i SPAK, Klo­di­an Bra­ho, ka reaguar pas opera­cionit të fun­dit të insti­tu­cionit që ai drej­to, ku u sekuestru­an 150 mil­ionë euro pasuri. Përmes një reag­i­mi në rrjetet sociale, SPAK ka ndarë reag­imin e drejtue­sit të insti­tu­cionit.

“SPAK vijon godit­jen e rrjeteve të krim­it të orga­nizuar të përf­shi­ra në aktivitetin e trafikim­it të drogës nga Ameri­ka Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprim­tarisë së pastrim­it të par­ave dhe të pasurive me origjinë krim­i­nale.

Pasuritë me origjinë krim­i­nale dëm­to­jmë ekonom­inë e ligjshme, konkur­rencën e lirë, veprim­tar­inë ekonomike të biz­ne­seve që puno­jnë në mënyrë të ligjshme dhe të nder­shme.

Ato rrisin for­cën ekonomike të krim­it të orga­nizuar, për­doren për të finan­cuar veprim­tar­inë krim­i­nale dhe nuk sjellin asnjë të mirë pub­like”, thuhet në mesazhin e Brahos.Për këtë arsye, pasuritë me origjinë krim­i­nale duhet të sekue­stro­hen, të kon­fisko­hen, të kalo­jnë në favor të shtetit dhe të për­doren për qël­lime të ligjshme.

SPAK garan­ton se veprimet e tij syn­o­jnë vetëm pasuritë me origjinë krim­i­nale dhe pasuritë që lid­hen me veprim­tar­inë krim­i­nale.

Në asnjë rast nuk do të ceno­hen të drej­tat e pronë­sisë dhe të drej­tat e tjera reale të per­son­ave fizikë dhe per­son­ave juridikë që investo­jnë në veprim­tari ekonomike apo në sipër­mar­rje pri­vate mjete mon­etare dhe pasuri të fitu­ara në mënyrë ligjshme”, thuhet më tej në mesazh.

SPAK ka godi­tur një tjetër rrjet të dyshuar ndërkom­bë­tar të trafikim­it të kokainës dhe pastrim­it të par­ave, duke ekzeku­tu­ar masa sig­urie për 10 per­sona dhe duke ven­do­sur sekue­stro mbi 491 pasuri me vlerë rreth 150 mil­ionë euro.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading