Goditen 2 Call Centera mashtrues pranë Liqenit të Thatë, operacioni i drejtuar nga Prokuroria dhe autoritetet austriake

Nën drej­timin e Prokuror­isë së Tiranës është zhvil­lu­ar një aksion kundër call centa­reave që për­doren për të mashtru­ar qyte­tarët europi­anë, duke u mar­rë shu­ma të mëd­ha parash.

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se gjatë aksion­it, i cili është zhvil­lu­ar edhe në koor­dinim me autoritetet aus­tri­ake, janë ‘godi­tur’ dy call cen­tera pranë Liqen­it të Thatë në krye­qytet.

Gjatë këtij aksioni, në ambi­en­tet e 2 call cen­ter­ave janë gje­tur kom­pjutera që për­dore­shin për aktivitetin e mashtrim­it, si dhe oper­a­torë që punon­in aty (të cilët ende nuk dihet nëse janë arrestu­ar ose jo).

Aksioni në vijim, pjesë e opera­cionit të nisur në mua­jin prill, ku u goditën 3 call cen­ter të shpërn­darë në 12 zyra në krye­qytet. Në opera­cionin e pril­lit, ranë 10 per­sona në pran­ga dhe u sekuestru­an 900 mijë euro cash.

Gjatë opera­cionit kundër këtyre call cen­ter­ave në mua­jin prill, rezul­toi se ata kishin përvetë­suar përmes mashtrim­it rreth 50 mil­ionë euro të qyte­tarëve europi­anë.

Call cen­ter­at mashtrues ditën e sotme, u zbu­lu­an në të njëj­tat ambi­ente ku prokuro­r­ia kishte shkuar më parë, por nuk kishte zbu­lu­ar gjë. Pas godit­jes në prill, gru­pet i kishin bërë aktive.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading