Tonelata kokaine, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal me 10 anëtarë, ja ‘bosët’ e drogës që çohen për gjykim

SPAK dër­gon për gjykim 10 të pan­de­hur për trafik ndërkom­bë­tar narkotikësh dhe ndih­më në kalim të paligjshëm të kufir­it

Prokuro­r­ia e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar për­fun­doi hetimet dhe ka dër­guar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, pro­ced­imin penal nr. 177 të vitit 2023, në ngarkim të 10 të pandehurve:Musa Gjiko­la, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meç­ja, Akil Alushi, Sela­mi Lushkaj, Klod­jan Muça, Denis Harusha, Loren­zo Çadri, Ledri Lulashi, Ari­an Gja­ta, të akuzuar për veprat penale:Musa Gjiko­la dhe Jani (alias Ilir) Meç­ja, për kry­er­jen e veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kry­er në bashkëpunim në for­mën e veçan­të të bashkëpunim­it, atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lid­hje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kry­er­je e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale ose grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”,

“Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, kry­er në for­mën e drej­tim­it, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.Sokol Masha dhe Akil Alushi, për kry­er­jen e veprave penale:

“Ndih­më për kalim të paligjshëm të kufi­jve”, kry­er në bashkëpunim në for­më të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lid­hje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kry­er­je e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale ose grup i struk­tu­ru­ar kriminal”,Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, kry­er në for­mën e drej­tim­it, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Sela­mi Lushkaj, Klod­jan Muça, Denis Harusha dhe Loren­zo (alias Arbër) Çadri (alias Hysko, alias Isu­fi, alias Çela), për kry­er­jen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kry­er në bashkëpunim në for­mën e veçan­të, atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, parashikuar nga nenet 283/a/1, dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lid­hje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kry­er­je e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale ose grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”,

“Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, kry­er në for­mën e drej­tim­it, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Sokol Masha, për kry­er­jen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kry­er në bashkëpunim në for­mën e veçan­të të bashkëpunim­it atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, (njëri episod i kon­sumuar sipas nen­it 283/a dhe tjetri mbe­tur në ten­ta­tivë sipas nen­it 283/a‑22 të Kodit Penal), dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2, (22) dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lid­hje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kry­er­je e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale ose grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”,
“Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, kry­er në for­mën e pjesë­mar­rjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.Akil Alushi, Ledri Lulashi dhe Ari­an Gja­ta, për kry­er­jen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kry­er në bashkëpunim në for­mën e veçan­të, atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lid­hje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kry­er­je e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale ose grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”,

“Grup i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, kry­er në for­mën e pjesë­mar­rjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij pro­ced­i­mi penal janë real­izuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet brazil­iane, ekuado­ri­ane, franceze, holan­deze, ital­iane dhe serbe, të drejtë­sisë, Byronë Kom­bëtare të Hetim­it dhe me struk­tu­rat e hetim­it me Policinë e Shtetit për ekzeku­timin e masave të sig­urim­it per­son­al.

Nga hetimet e kry­era për intere­sa të këtij pro­ced­i­mi penal ka rezul­tu­ar e provuar se 10 të pan­de­hu­rit: Musa Gjiko­la, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meç­ja, Akil Alushi, Sela­mi Lushkaj, Klod­jan Muça, Denis Harusha, Loren­zo Çadri, Ledri Lulashi, Ari­an Gja­ta, në bashkëpunim me disa per­sona të dënuar nga autoritetet e hua­ja dhe me disa per­sona të paiden­ti­fikuar ende, kanë trafikuar sasi të kon­siderueshme të lëndës narkotike nga vendet e Amerikës Latine, nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkim­it Europi­an, si dhe kanë ndih­muar kalim­in e paligjshëm të kufir­it, nga Shqipëria për në Itali të 55 shte­tasve siri­anë.

Nga aktet e admin­istru­ara ka rezul­tu­ar se të pan­de­hu­rit dhe bashkëpunë­torët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në kry­er­jen e aktiviteteve të ndryshme krim­i­nale edhe përmes komu­nikimeve në plat­for­mën e enkrip­tu­ar, “SkyEcc”, të cilat janë admin­istru­ar nga autoritetet e drejtë­sisë franceze, në kuadër të ndih­mës së ndërsjel­lët juridike në fushën penale.

Në për­fundim të het­imeve është kon­klud­uar se të pan­de­hu­rit: Musa Gjiko­la, Jani (alias Ilir) Meç­ja, Sela­mi Lush­ka, Klod­jan Muça, Denis Harusha dhe Loren­zo (alias Arbër) Çadri (alias Hysko, alias Isu­fi, alias Çela), kanë pasur rolin e drejtue­sit dhe finan­cue­sit në veprim­tar­inë e paligjshme krim­i­nale në fushën e trafikim­it të narkotikëve, ndër­sa të pan­de­hu­rit, Sokol Masha, Akil Alushi, Ledri Lulashi dhe Ari­an Gja­ta, kanë pasur rolin e pjesë­mar­rësve në këtë veprim­tari të paligjshme.

Gjithash­tu, ka rezul­tu­ar e provuar se të pan­de­hu­rit, Sokol Masha dhe Akil Alushi, kanë drej­tu­ar në dhënien ndih­më për kalim të paligjshëm të kufir­it të shte­tasve siri­anë.

Si rezul­tat i kon­trolleve të ushtru­ara në 8 episode që i përkasin viteve 2020 dhe 2021 (sipas akuzave që iu janë atribu­uar respek­tivisht të pan­de­hurve), rezul­ton e provuar se kanë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazili, Ekuador) në drej­tim të porteve krye­sore të disa vendeve të Bashkim­it Europi­an (Ital­isë, Holandës), apo nga Shqipëria për në drej­tim të Gre­qisë dhe Gjer­man­isë, një sasi prej 4,340.2 kg lëndësh narkotike:

3635 kg lëndë narkotike e llo­jit kokainë
2 kg lëndë narkotike e llo­jit hero­inë
701 kg bimë narkotike e llo­jit kan­abis sat­ti­va

Me qël­lim iden­ti­fikimin e bashkëpunë­torëve të tjerë të të pan­de­hurve që kanë mar­rë pjesë në këto episode të trafikim­it të lëndëve narkotike, kemi pro­ce­d­uar me ndar­jen e akteve të pro­cedim­it penal Nr. 177 të vitit 2023, numër­timin si pro­ced­i­mi penal me nr. 177/2 i vitit 2026, si dhe po vijo­jnë hetimet rreth këtij pro­ced­i­mi.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading