Lufta rrit më tej çmimet/ Eksperti i ekonomisë, shpjegon faktorët kryesor: Ndikim, shtrenjtimi i karburanteve dhe…

Lufta rrit më tej çmimet/ Eksper­ti i ekonomisë, shp­je­gon fak­torët krye­sor: Ndikim, shtren­j­ti­mi i kar­bu­ran­teve dhe…
Shtren­j­ti­mi i çmimeve ka vijuar edhe në maj, duke reflek­tu­ar ndikimin nga lufta në Iran.

Kjo ka bërë që sipas Instat infla­cioni të arri­jë në 3%. Kjo shënon nor­mën më të lartë në dy vite e gjys­më si dhe përkon me objek­tivin e Bankës së Shqipërisë.

Ndikimin më të madh në rrit­jen e infla­cionit e kanë dhënë trans­porti, shër­bimet finan­cia­re, qiratë, argë­ti­mi e shër­bimet, të lid­hu­ra edhe me tur­izmin.

I ftu­ar në nje stu­dio tele­vizive, eksper­ti i ekonomisë Artur Rib­aj u shpreh se kjo ishte një ten­dencë e par­ala­jmëru­ar, pasi tregue­sit ekonomikë kishin sin­jal­izuar prej kohësh afrim­in e infla­cionit drejt objek­tiv­it prej 3%.

Sipas tij, për­sh­pe­j­ti­mi i këtij pro­ce­si është ndikuar nga ten­sionet mes Iran­it dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë sjel­lë efek­te të men­jëher­shme në treg­je.

Eksper­ti thek­soi se, në kushtet aktuale, nuk e sheh të nevo­jshme që Ban­ka e Shqipërisë të ndërhyjë me ndryshime në nor­mën bazë të intere­sit.

“Kjo ishte një ten­dencë qe dukej, i kishte dhënë shen­jat më herët, që të shkonte drejt objek­tiv­it prej 3%.

Kjo u për­sh­pe­j­tua për shkak të luftës së Iran­it dhe SHBA. Efek­ti psikologji dhe çmi­mi i shpërn­dar­jes së pro­duk­teve te kon­suma­tori ka qenë të men­jëher­shme, duke rrit­ur bar­rën finan­cia­re.

Pra ndikim krye­sor ka dhënë shtren­j­ti­mi i kar­bu­ran­teve. Ka shtren­j­tim të çmimeve dhe në sek­torë që lid­hen me tur­izmin. Nuk është momen­ti që Ban­ka Qen­drore të rishiko­jë nor­mën bazë të intere­sit “, tha ai.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading