Njeri i vetëm”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, zbardhet dëshmia e shokut të viktimës: Jetonte veç me nënën

Njeri i vetëm”/ Vras­ja e 27-vjeçar­it në Kamëz, zbard­het dësh­mia e shokut të vik­timës: Jetonte veç me nënën


Një ngjar­je e rëndë ndod­hi në zonën e Paskuqan­it pak para mes­ditës, ku një 27-vjeçar, i cili po ecte në këm­bë në rrug­icë bashkë me shokët e tij, kur ra pre e sul­mit me armë nga një 39-vjeçar, i cili qël­loi nga një mak­inë në lëviz­je.

I riu u iden­ti­fikua si Ardian Baloshi, mori disa plum­ba kallash­nikovi dhe u për­coll në spi­tal nga shokët e tij, ku mbër­ri­ti pa shen­ja jete.

“Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vël­la, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpë­tonte më”, dësh­moi një nga shokët e vik­timës.

Ndër­sa autori, Sadik Llanaj, pas ngjar­jes u largua me mak­inë në drej­tim të padi­tur. Për arres­timin e tij, duke qenë se lëviz i armato­sur, poli­cia angazhoi for­cat RENEA.

Mëso­het se autori së bashku me vik­timën banon­in në të njëjtën lag­je dhe shpesh shoqëro­heshin me njëri-tjetrin.

Miqtë e për­bashkët u shpre­hën të habitur mbi këtë ngjar­je pasi nuk ishin në dijeni të një kon­flik­ti mes tyre. Jashtë kam­er­ave ata treguan se autori qël­loi disa metra drejt 27-vjeçar­it.

“Eci disa metra dhe vetëm qël­lonte me kallash­nikov. Ne shpë­tu­am nga këm­bët e shpe­j­ta, nuk na kurseu ai, na kurseu plumbi. Ne e futëm në mak­inë dhe e çuam në spi­tal, por ishte i vdekur. Ishte dhe nëna e tij me ne. Autori ishte një i çmen­dur”, u shpreh një nga shokët e Ardian Baloshit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading