Mbrojtësi i Kombëtares kthen “mbrapsht” ofertën e kampionëve, gati firma me kryeqytetasit

Sit­u­a­ta e Nas­er Ali­jit ka pësuar një ndryshim drastik, pasi mëso­het se fut­bol­listi ka zgjed­hur të rinovo­jë me Dina­mon.

Ky zhvil­lim është kon­fir­muar edhe nga gaze­tari Ger­ti Çarçani në emi­sion­in “Skan­er” që trans­me­to­het në MCN TV.

Burimet pranë krye­qyte­tasve rapor­to­jnë se palët kanë rënë dako­rd për të zgjatur bashkëpunimin dhe në këtë mënyrë, pista “Egna­tia” bie men­jëherë, edhe pse kam­pi­onët e Supe­ri­ores kishin paraqi­tur ofer­të për ta afru­ar në organikë.

Kësh­tu, Ali­ji i jep fund dile­mave pas fir­mës së hed­hur mbi kon­tratë dhe ajo çfarë mbetet është vetëm komu­niki­mi zyr­tar nga ana e klu­bit.

Me “blutë” e krye­qytetit, mbro­jtësi i Kom­bëtares shqiptare ka zhvil­lu­ar 33 paraqit­je këtë sezon ku ka dhu­ru­ar 2 asiste, duke u kthy­er në një fig­urë kyçe për tra­jner­in Ilir Daja, i cili e sheh fut­bol­listin, një vlerë të shtu­ar në for­ma­cion për Kupat e Europës si dhe për sezonin e ri 2026/27.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading