Skandaloze dhe e paimagjinueshme”/ Vala e protestave në Tiranë, analisti: Kryeministri shqiptar, bullizues

Anal­isti nga Koso­va, Shkëlzen Gashi, i ftu­ar në nje stu­dio tele­vizive, ka komen­tu­ar valën e protes­tave masive që po zhvil­lo­hen në Tiranë, në qytete të tjera të ven­dit dhe në dias­porë kundër qev­erisë së kryem­i­nistrit Edi Rama.

Gashi u shpreh se ky reag­im qyte­tar është një kthesë e rëndë­sishme, duke bërë edhe një kra­hasim me kul­turën e protestës në Kosovë.

Anal­isti thek­soi se më në fund në Tiranë po protesto­het masivisht, dhe jo vetëm aty, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë e në dias­porë sa i takon gjend­jes në Shqipëri.

Ai pra­noi se ajo që e ka shqetë­suar gjith­n­jë ka qenë pikër­isht pyet­ja se pse në Kosovë ka shumë më shumë protes­ta dhe pse në Shqipëri ka pasur aq pak.

Gatë anal­izës së tij, Gashi hoqi një para­lele të fortë mes sit­u­atës poli­tike në Shqipëri dhe asaj në Ser­bi, duke vënë në duk­je ngjash­mëritë mes dy drejtuesve të vendeve.

Protes­ta në Tiranë i ngja­son asaj në Beograd kundër Vuçiçit. Rama dhe Vuçiç janë dy poli­tikanë që kanë pushtet thua­jse abso­lut në vendet e tyre.

Po ash­tu, në Tiranë, ash­tu si në Beograd, askush nuk i di orga­ni­za­torët krye­sorë të protes­tave,” u shpreh Gashi.

Ai shtoi se të dy për­piqen me çdo kusht të gje­jnë se kush fshi­het pas orga­nizim­it për t’i ftu­ar në bised­ime, por strategjia e qyte­tarëve në shesh është e pre­rë:

“Vuçiç dhe Rama po ash­tu kërko­jnë të dinë orga­ni­za­torët dhe të tako­jnë ata, ama protestue­sit refu­zo­jnë kat­e­gorik­isht takimet”.

Një tjetër pikë ku anal­isti u ndal me kri­tikë të ash­për ishte retori­ka pub­like që për­dor kreu i qev­erisë shqiptare për­bal­lë revoltës dhe kri­tikave, duke e kon­sideru­ar atë të papranueshme.

“Më shqetë­son gjuha e Ramës, bul­liz­i­mi që bën në fjalorin e tij. Kjo është skan­daloze dhe nuk imagji­no­het dot që të ndod­hë në Kosovë,” tha Gashi.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading