Temperaturat ekstreme/ Vapa rrit rrezikun për zemrën, mjekët apelojnë kujdes: Shmangni ekspozimin në diell

Sezoni veror ka nisur me tem­per­atu­ra të lar­ta, ndër­sa parashikimet mete­o­rologjike tre­go­jnë se mua­jt në vijim do të karak­ter­i­zo­hen nga mot i nxe­htë dhe i thatë.

Kjo sit­u­atë mund të ndiko­jë në përke­qësimin e disa patologjive, veçanër­isht te pacien­tët që vua­jnë nga sëmund­jet e zem­rës.

Mjekët thek­so­jnë se kon­sul­tat e rreg­ull­ta me spe­cial­istin dhe ndjek­ja kor­rek­te e tra­j­tim­it të për­shkru­ar mbeten ele­men­tët krye­sorë për të shman­gur kom­p­lika­cionet gjatë peri­ud­hës së verës.

Ekspertët e shën­de­të­sisë apelo­jnë që, në kushtet e tem­per­at­u­rave të lar­ta, e gjithë pop­ul­la­ta të tre­go­jë kujdes.

Megjithatë, më të rrezikuar mbeten të moshuar­it, per­son­at me sëmund­je kro­nike, gratë shtatzë­na dhe fëmi­jët e veg­jël.

Ata reko­man­do­jnë shmang­ien e ekspozim­it në diell gjatë orëve të pikut, për­dorim­in e vesh­jeve të lehta dhe kon­sum­imin e sa më shumë lëng­jeve për të paran­dalu­ar dehidra­timin dhe prob­lemet që mund të shkak­to­jë vapa në orga­nizëm.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading