Slogan i qartë: ‘Rama Out’/ Merr përmasa galopante peticioni online, mblidhen afro 400 mijë firma për largimin e tij

Para­lel­isht me sheshet që po mbushen me protestues në të gjithë vendin dhe në dias­porë, revol­ta ndaj qev­erisë po merr për­masa masive edhe në hapësirën vir­tuale.

Një peti­cion online me slo­ganin e qartë “Rama Out” po përhapet me shpe­jtësi të jashtëza­kon­shme në rrjetet sociale, duke u kthy­er në një nga fushatat më të mëd­ha digji­tale të kohëve të fun­dit në Shqipëri.

Deri më tani, të dhë­nat zyrtare të pub­likuara nga orga­ni­za­torët e kësaj fushate tre­go­jnë se peti­cioni është fir­mo­sur nga sak­të­sisht 396,476 shqip­tarë.

Ky numër i kon­siderueshëm do të thotë se nis­ma ka arrit­ur tash­më rreth 40% të objek­tiv­it të saj të madh prej 1,000,001 fir­mash.

Orga­ni­za­torët e plat­for­mës kanë lëshuar një thirrje të fortë pub­like drej­tu­ar çdo qyte­tari që kërkon një rrugë të re për vendin:

“Nëse besoni se ven­di ka nevo­jë për ndryshim, mos qën­droni në hes­ht­je.

”Ky hov i madh në nën­shkrim­in e peti­cionit nuk është rastë­sor.

Ai vjen në një moment kul­mi, ku ven­di është përf­shirë nga protes­ta të shum­ta që lid­hen me prob­lemati­ka të mpre­hta ekonomike, sociale dhe poli­tike.

Ash­tu siç është artiku­lu­ar hapur edhe në sheshet e protes­tave, ky peti­cion online po shër­ben si një pasqyrim i sak­të i pakë­naqë­sisë së aku­mu­lu­ar ndër vite tek qyte­tarët.

Nis­ma po shndër­ro­het çdo orë e më shumë në një barometër të pastër të pakë­naqë­sisë qytetare, tek­sa num­ri i fir­mave vazh­don të rritet në mënyrë të pandër­pre­rë çdo ditë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading