Asgjë nuk i ndal më shqiptarët që janë ngritur”, Beqiri: Protesta është e jona, kemi hedhur poshtë çdo përpjekje…

Anal­isti Evarist Beqiri, i ftu­ar në një stu­dio tele­vizive ka komen­tu­ar protestën masive që po zhvil­lo­het në Tiranë, e cila sot shënon ditën e saj të dhjetë të tubim­it.

Sipas anal­is­tit Beqiri, kjo revoltë për­faqë­son një zgjim të nevo­jshëm të shoqërisë dhe një bete­jë vendimtare për të ardhmen e ven­dit, duke hed­hur poshtë pre­tendimet për ndikime të jashtme apo për­p­jek­jet për përçar­je.

Gjatë fjalës së tij, Beqiri u shpreh se kjo protestë është një reag­im i natyr­shëm që buron nga zemëra­ta qytetare dhe jo nga urre­jt­ja, duke nën­vizuar se qyte­tarët tash­më e kanë kup­tuar for­cën e tyre.

“Protes­ta është një zgjim qyte­tar, i gjithëprit­ur nga ne. Duhej një shkëndi­jë, një zgjim, një ngacmim për shqip­tarët dhe për këtë duhet falën­deru­ar Rama se vetëm ky mund të na e bënte këtë zgjim.

Shqip­tarët ishin pak në gjumë, duhet të ishim pak më aktivë. Demokra­cia ka nevo­jë për qyte­tarë të përgjegjshëm,” deklaroi anal­isti.

Beqiri shtoi se askush nuk mund t’i ndalë më qyte­tarët në rrugën e tyre për të zgjid­hur prob­lemet dhe për të kërkuar të drej­tat e tyre.

Ai thek­soi se Shqipëria ndod­het në një moment shumë delikat dhe i bëri thirrje kryem­i­nistrit dhe të gjithë klasës poli­tike që ta gjyko­jnë sit­u­atën me përgjegjsh­mëri, duke u dalë për­para kërke­save të pop­ul­lit për t’u mar­rë me prob­lemet reale, pasi ka ard­hur koha që t’i jepet fund fshe­hjes pas kor­rup­sion­it, abuz­imeve dhe degradim­it të shtetit.

Anal­isti adresoi gjithash­tu edhe zërat që syn­o­jnë të dëm­to­jnë legjitimitetin e tubim­it, duke deklaru­ar se ata që duan të përça­jnë protestën janë të dësh­tu­ar, pasi nuk ka for­cë që i ndal shqip­tarët kur bëhen bashkë.

Ai aku­zoi ata që kanë mba­j­tur pushtetin për 35 vite se kanë trad­htu­ar ide­alin e Gjergj Kas­tri­otit për një shtet që i shër­ben qyte­tarëve të tij, duke shtu­ar se në vend ka ard­hur koha për një kthesë të mad­he. Beqiri hod­hi poshtë edhe aludimet për agjen­da të fshe­hta pas orga­nizim­it.

“Nuk na shtyn njeri të protesto­jmë. Nuk ka shër­bime të hua­ja aty. Ato kanë qenë dhe do jenë në Shqipëri, kanë intere­sat e tyre, por protes­ta është e shqip­tarëve,” për­fun­doi Beqiri.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading