Bernie Sanders për protestat në Shqipëri: “Kjo është oligarkia globale, njerëzit po thonë JO”

Bernie Sanders për prote­s­tat në Shqipëri: “Kjo është oli­garkia glob­ale, njerëz­it po thonë JO”

Sen­a­tori amerikan Bernie Sanders ka reaguar pub­lik­isht ndaj protes­tave të zhvil­lu­ara në Shqipëri kundër pro­jek­tit tur­is­tik të plan­i­fikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilë­suar atë si një shem­bull të qartë të “oli­gark­isë glob­ale”.

Përmes një pos­ti­mi në rrjetin social X, Sanders iu refer­ua kundër­sh­tim­it të qyte­tarëve ndaj resor­tit luk­soz të propozuar nga Jared Kush­n­er dhe part­nerët e tij investi­torë nga Katari.

Në mesazhin e tij, Sanders shkroi:

> “Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resor­ti luk­soz shkatër­rues për mje­disin, i plan­i­fikuar nga dhën­dri i Trumpit, Jared Kush­n­er, dhe part­nerët e tij mil­iarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oli­garkia glob­ale dhe njerëz­it po thonë JO.”

Deklara­ta e sen­a­torit demokrat ka tërhe­qur vëmend­je të gjerë në rrjetet sociale dhe ka rik­thy­er në qendër të debatit ndërkom­bë­tar pro­jek­tin e diskutueshëm në Zvërnec.

Protestue­sit argu­men­to­jnë se inves­ti­mi rrezikon një nga zonat më të rëndë­sishme naty­rore dhe tur­is­tike të Shqipërisë, ndër­sa mbështetësit e pro­jek­tit e kon­sidero­jnë atë një mundësi për zhvil­lim­in ekonomik dhe rrit­jen e tur­izmit.

Reag­i­mi i Sanders vjen në një moment kur debatet mbi ndikimin e inves­timeve të mëd­ha pri­vate në mjedis dhe komu­nitetet lokale po bëhen gjith­n­jë e më të for­ta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading