DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Në kohën kur vëmend­ja e opin­ion­it pub­lik ishte fokusuar te prote­s­tat në Tiranë dhe Zvërnec, në disa zyra shtetërore po zhvil­lo­heshin lëviz­je të rëndë­sishme pronësie dhe biz­ne­si rreth mega-pro­jek­tit tur­is­tik.

Doku­mente të sig­u­ru­ara nga VoxNews tre­go­jnë se më 7 maj 2026, vetëm 26 ditë për­para se SPAK të ndërmer­rte veprime duke sekuestru­ar llog­a­ri me vlerë rreth 200 mil­ionë dol­larë të lid­hu­ra me pro­jek­tin, u real­izua një trans­fer­im i pronë­sisë përmes një mar­rëvesh­je­je të regjistru­ar në juridik­sione off­shore.

Kon­tra­ta e shit­jes së kuo­tave, e sig­u­ru­ar nga VoxNews, hedh dritë mbi një seri struk­turash kor­po­ra­tive të ndërthu­ru­ra, të cilat kanë ndryshuar pronësi në prag të zhvil­limeve het­i­more.

Shitësi është “Uni­ver­sal Prop­er­ties Projects BV”, kom­pa­nia guaskë holan­deze e menax­huar nga dysh­ja e drej­torëve në hije, rusi Niki­ta Vino­gradov dhe bull­gar­ja Zoya Gyuro­va


Doku­men­ti ngre pikëpyet­je mbi kohën e kry­er­jes së transak­sion­it dhe mënyrën se si janë orga­nizuar mar­rëd­hëni­et e pronë­sisë rreth pro­jek­tit mil­iardë dol­larësh të lid­hur me investi­torë ndërkom­bë­tarë, mes tyre emri i Jared Kush­n­er dhe kap­i­tal nga Katari.

Kon­tra­ta mban emrin e për­faqë­sue­sit të blerësit, Mehmet Fatih Even.

Kjo lëviz­je vërte­ton kalim­in e kon­trol­lit nga struk­tu­rat fshe­hëse evropi­ane drejt­për­drejt te investi­torët nga Lind­ja e Mesme, vëllezërit Al-Khayy­at
Çmi­mi total i shit­jes së kom­panisë që mban lejen e zhvil­lim­it për resortin luk­soz është vetëm306,000 euro.

Peiza­zhet e papreku­ra të Adri­atikut shqip­tar

Kuj­to­jmë se bregde­ti i Zvërnecit dhe Pishë Poros, një nga hapësir­at më të rua­j­tu­ra të vijës bregdetare shqiptare në Adri­atik, prej vitesh është kthy­er në objekt intere­si për investi­torë dhe zhvil­lues të mëd­henj tur­is­tikë.

Me plazhe të gjera ranore, peiza­zhe naty­rore dhe një bio­di­ver­sitet të pasur, zona kon­sidero­het një nga asetet më të çmuara mjedis­ore të ven­dit.

Sta­tusi i mbro­jt­jes ligjore nuk e ka zbe­hur këtë interes. E njo­hur si Peiza­zh i Mbro­j­tur, zona përf­shin eko­sis­teme të ndjeshme dhe habi­tate të rëndë­sishme për shpendët migrues, përf­shirë flamin­got.

Bren­da saj ndod­hen edhe tre mon­u­mente naty­rore: lagu­na e Limop­u­os, ishul­li i Man­a­s­tir­it dhe­dunat e rral­la ranore që shër­be­jnë si vend folez­i­mi për breshkat detare.

Por para­lel­isht me vler­at naty­rore, prej vitesh është zhvil­lu­ar edhe një garë e hes­h­tur për kon­trol­lin e tokave në këtë vijë bregdetare.

Doku­mente dhe të dhë­na pronësie tre­go­jnë se sipër­faqe të kon­siderueshme toke, nga zona e Tri­por­tit deri pranë grykëderd­hjes së Vjosës, janë përqen­dru­ar grad­u­al­isht në duart e biz­nes­menëve dhe investi­torëve të njo­hur.

Në shumë raste, këto prona janë blerë nga sub­jek­te apo indi­vidë me tituj pronësie të kon­tes­tu­ar ose të përf­shirë në pro­cese të gja­ta gjyqë­sore, duke shtu­ar pikëpyet­jet mbi mënyrën se si është ndër­tu­ar har­ta e pronë­sisë në një nga zonat më të lak­muara të bregde­tit shqip­tar.

Prote­s­tat prej disa ditësh me rad­hë:

Qyte­tarët marsho­jnë nga sheshi ‘Skën­der­bej’, drejt Kryem­i­nistrisë, e më pas në rrugët e krye­qytetit,  kundër ndër­tim­it në pro­jekt.

Mijëra qyte­tarë kërkuan sër­ish dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit, Edi Rama.

Protestue­sit mba­jtë fjal­ime duke parashtru­ar edhe njëherë 5 kërke­sat e tyre: dorëhe­q­jen e qev­erisë, shfyqiz­imin e sta­tusit dhe kuadrit ligjor që lid­het me investi­torët strategjikë, shfuqiz­imin e Paketë së Maleve, anulim­in e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbro­j­tu­ra dhe anulim­in e ndryshimin për trashëgim­inë kul­tur­ore shqiptare.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading