Dyshohet se mori peng të riun në Tiranë, ky është 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Deta­je të reja dalin në dritë mbi zhduk­jen e 34-vjeçar­it Eglant Koçi. I riu dyshohet se është rrëm­by­er nga Armand Shakaj, ndër­sa ky i fun­dit është ndih­muar edhe nga një per­son tjetër.

Sipas burimeve, Enea Zyferi punonte kamerier te Armand Shakaj, tek­sa ky i fun­dit është shpal­lur në kërkim nga poli­cia. Janë ushtru­ar kon­trolle në disa zona të Tiranës, por edhe në Elbasan e në disa male.

Poli­cia nuk e për­jash­ton pistën e ekzeku­tim­it të të riut.

Tek­sa burime thanë se autori i dyshuar dhe i zhdukuri kanë qenë shokë, shkak për rrëm­bimin dyshohet të jetë bërë një shumë parash e për­fi­tu­ar nga krip­tomoned­hat.

Në mjetin që ka qenë i zhdukuri, poli­cia ka gje­tur disa gjur­më gjaku dhe i ka çuar për eksper­tizë.

Po ash­tu poli­cia po kryen eksper­tizën e një video ku ky men­do­het të jetë Armand Shakaj.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading