“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit

Pres­i­den­ti i Shteteve të Bashkuara, Don­ald Trump, ka folur për bise­dat që zhvil­loi me kryem­i­nistrin izraelit Ben­jamin Netanyahu të dielën në mbrëm­je, në kohën kur Izraeli ndër­mori sulme me rake­ta ndaj Iran­it.

Në një inter­vistë të shkurtër tele­fonike për BBC, Trump u pyet nëse Netanyahu kishte vepru­ar kundër dëshirës së tij duke urd­hëru­ar sul­min ndaj Iran­it.

Pres­i­den­ti amerikan mohoi një gjë të tillë, duke thek­suar se rake­tat ishin lëshuar tash­më në momentin kur ai zhvil­loi bisedën me lid­erin izraelit.

“Rake­tat ishin tash­më në rrugë e sipër”, deklaroi Trump, duke shtu­ar se Netanyahu nuk kishte shpër­fil­lur qën­drim­in e tij.“Jo, jo. Nuk ndod­hi kësh­tu.

Rake­tat kishin dalë tash­më, ishin në flu­turim”, u shpreh ai.Ai shtoi: Nëse i them të bëjë diç­ka, ai e bën.

Trump deklaroi gjithash­tu se gjatë komu­nikim­it me kryem­i­nistrin izraelit kishte kërkuar që të mbi­zotëronte arsye­ja dhe të shmangej për­shkallëz­i­mi i mëte­jshëm i sit­u­atës.

“E vet­m­ja gjë që i thashë ishte se duhet të mbi­zotëro­jë logji­ka.

Jemi pranë nën­shkrim­it të një mar­rëvesh­je­je shumë të rëndë­sishme, një mar­rëvesh­je­je shumë të mirë”, cito­het të ketë thënë pres­i­den­ti amerikan.

Ndërko­hë, medi­at ndërkom­bëtare kanë zbu­lu­ar deta­je të reja mbi kon­tak­tet e shpesh­ta mes Trump dhe Netanyahu, në një peri­ud­hë kur ten­sionet mes Izraelit dhe Iran­it janë rrit­ur sër­ish, pas armë­pushim­it që ishte ven­do­sur në fil­lim të mua­jit prill.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment delikat për rajonin, tek­sa komu­niteti ndërkom­bë­tar po ndjek me shqetësim zhvil­limet mes dy vendeve dhe rrezikun e një për­shkallëz­i­mi të mëte­jshëm të kon­flik­tit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading