Vrau 27-vjeçarin pas sherrit në kalçeto, 39-vjeçari ende në arrati, kamerat zbulojnë lëvizjen e tij pas krimit

Vrau 27-vjeçarin pas sher­rit në kalçe­to, 39-vjeçari ende në arrati, kam­er­at zbu­lo­jnë lëviz­jen e tij pas krim­it


Poli­cia e Tiranës është ende në ndjek­je të 39-vjeçar­it Sadik Llani, autorit të vras­jes së 27-vje­car­it Ardian Baloshi.

Nëpër­m­jet ver­i­fikim­it të kam­er­ave të sig­urisë, poli­cia ka arrit­ur ta gjur­mo­je itin­er­ari e tij drejt Liqen­it të Bovilles.

For­cat RENEA kanë kry­er kon­trolle mbrëm­jen e djeshme në rreth 15 objek­te por nuk kanë zbu­lu­ar gjur­më të 39-vjeçar­it.

Kra­has zonës së Liqen­it të Bovilles poli­cia ka kry­er kon­trolle edhe në zonën mal­ore të Kru­jës.

Kon­trol­let e Reneas do të vijo­jnë edhe gjatë ditës së sotme.

Poli­cia ka gje­tur mak­inën e autorit te brak­tisur pranë Liqen­it te Bovilles, por bren­da mak­inës nuk jane gje­tur sende te kun­draligjshme.

Per zbard­hjen e kësaj ngjar­je­je poli­cia ka mar­rë në pyet­je 8 per­sona, por nuk kanë dhënë deta­je për grupin het­i­mor.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading