I kishin përvetësuar me dokumente false, Prokuroria sekuestron në Vlorë 5 mln euro pasuri

Prokuro­r­ia e Vlorës sekue­stroi ditën e djeshme pasuri me vlerë 5 mln euro, që dyshohet se ishin përvetë­suar me doku­mente të fal­si­fikuara.

Në një njof­tim zyr­tar bëhet e ditur se me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqë­sor Vlorë, pas kërkesës së Prokuror­isë, janë sekuestru­ar 1600 m² pasuri e llo­jit ‘Arë’ dhe 1900 m² pasuri e llo­jit ‘Ull­ishte’.

Nga hetimet mbi pro­ced­imin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzim­it të shte­t­a­sit K.M., për veprat penale “Fal­si­fiki­mi i vulave, i stam­pave ose i for­mu­la­rëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gër­ma c) i K.Penal, në ngarkim të per­son­it nën het­im K.B., rezul­toi se ky shte­tas, kishte për­fi­tu­ar pasuri tokë arrë me sipër­faqe 1600 m² dhe ull­ishte 1900 m² me doku­mente të falsifikuara.Njoftimi zyr­tar

“Prokuro­r­ia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Vlorë, sekue­stroi pasuri me vlerë 5 mil­ionë euro, të rezul­tu­ara të për­fi­tu­rara me doku­mente të fal­si­fikuara.

Nga hetimet mbi pro­ced­imin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzim­it të shte­t­a­sit K.M., për veprat penale “Fal­si­fiki­mi i vulave, i stam­pave ose i for­mu­la­rëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gër­ma c) i K.Penal, në ngarkim të per­son­it nën het­im K.B., rezul­toi se ky shte­tas, kishte për­fi­tu­ar pasuri tokë arrë me sipër­faqe 1600 m² dhe ull­ishte 1900 m² me doku­mente të fal­si­fikuara.

Për rrjed­ho­jë, me kërkesën e Prokuror­sië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestru­an pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llo­jit “Arë”, me sip.1600 m², Vlorë, në zotërim të shte­tasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe

– Pasuria e llo­jit “Ull­ishte”, me sip.1900 m², në zotërim të shte­tasve H.B, I.B, K.B, S.B.”.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading