Kontrolle të ‘hekurta’ në Portin e Durrësit/ Bllokohen kokainë dhe diamante, policia i zbulon të fshehura në…

Një sasi lënde kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si dia­mante, si dhe një aparaturë për detek­timin e met­aleve të çmuara janë sekuestru­ar ditën e sotme në Portin e Dur­rësit.

Sipas njof­tim­it zyr­tar të Doganës së Dur­rësit, gjatë kon­trol­lit të një autom­jeti të ard­hur me tragetin e lin­jës Ankona–Durrës, autoritetet kon­stat­u­an një val­ix­he bren­da së cilës ndod­hej një aparaturë elek­tron­ike për detek­timin e met­aleve të çmuara, së bashku me disa aksesorë të montueshëm.

Ndërko­hë, gjatë kon­trol­lit fizik të një shte­tasi që udhë­tonte me një tjetër autom­jet nga Italia, u zbu­lu­an katër pake­time trans­par­ente që përm­ban­in gurë të ngjashëm me dia­man­tet.

Po ash­tu, në një autom­jet tjetër u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llo­jit kokainë, e fshe­hur në një vesh­je të ven­do­sur në kabinën e drejtue­sit të mjetit.

Njof­ti­mi i Doganës së Dur­rësit:

Dogana Dur­rës, në bashkëpunim me struk­tu­rat e Poli­cisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kon­trolleve të kry­era në Portin e Dur­rësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si dia­mante, si dhe një aparaturë elek­tron­ike për detek­timin e met­aleve të çmuara.

Gjatë kon­trol­lit të një autom­jeti të mbër­rit­ur me tragetin e lin­jës Ankona–Durrës, u kon­stat­ua një val­ix­he që përm­bante aparaturën detek­tuese dhe disa aksesorë të montueshëm.

Gjatë kon­trol­lit fizik të një shte­tasi që udhë­tonte me një tjetër autom­jet të ard­hur nga Italia, u gjetën katër pake­time trans­par­ente që përm­ban­in gurë të ngjashëm me dia­man­tet.

Në një autom­jet tjetër u zbu­lua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshe­hur në një vesh­je të ven­do­sur në kabinën e drejtue­sit të mjetit.

Rastet iu refer­u­an struk­tu­rave kom­pe­tente për veprime të mëte­jshme pro­ce­du­rale dhe het­i­more

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading