Vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen ’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Ngjar­ja e rëndë e zhduk­jes së 34-vjeçar­it Eglant Koçi vijon të mbetet një nga çësht­jet më të ndjeku­ra të ditëve të fun­dit. Pas gjashtë ditësh pa asnjë kon­takt me të riun, vël­lai i Eglant Koçit ka thy­er hes­ht­jen në një inter­vistë ekskluzive për gazetaren Ode­ta Dume në emi­sion­in inves­tiga­tiv “Pa Gjur­më” në Report TV.

Ndër­sa poli­cia ka shpal­lur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj dhe ka arrestu­ar një bashkëpunë­tor të dyshuar, famil­ja e Eglan­tit shpre­het e tron­di­tur nga zhvil­limet e fun­dit, duke pohuar se per­soni i dyshuar ka qenë i njo­hur i tyre prej vitesh.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori” shpre­het vël­lai i 34-vjeçar­it gjatë bisedës me gazetaren Dumen.Sipas tij, mar­rëd­hëni­et mes famil­jes dhe per­son­it të shpal­lur në kërkim kanë qenë të afër­ta.

“Ai djali mamit tim i thotë ‘o nënë’. Mama­ja ime ka punuar pas­truese te lokali i atij,” deklaron vël­lai i Eglantit.I pyetur nëse mes vël­lait të tij dhe Armand Shaka­jt kishte pasur kon­flik­te, ai mohon kat­e­gorik­isht një gjë të tillë.

“Dy ditë para ishte me ne aty ai, çfarë kon­flik­ti? E ka ftu­ar për të pirë kafe te lokali i vet dhe nuk e di pas­taj,” rrëfen ai.Vëllai i Eglan­tit thotë se famil­ja nuk kishte asnjë dyshim apo infor­ma­cion për prob­leme të mund­shme mes tyre.

“Çfarë dyshi­mi? Unë nuk kisha ku të vija gishtin. Jemi pa prob­leme, pa sik­lete,” shpre­het ai.

Po ash­tu, ai mohon që famil­ja të ketë pasur dijeni për shu­ma të mëd­ha parash apo aktivitet me krip­to­va­l­u­ta, pistë që po ver­i­fiko­het nga grupi het­i­mor.

Jo, çfarë thua. Jeto­jmë katër veta në një dhomë e një ban­jo. Vël­lai ka punuar në mag­a­z­inë dhe fitonte 20–30 mijë lekë,” deklaron ai.

Sipas infor­ma­cion­eve të bëra pub­like nga poli­cia, Eglant Koçi rezul­ton i zhdukur që prej datës 4 qer­shor.

Hetimet kanë çuar në iden­ti­fikimin e një per­soni të dyshuar, ndër­sa në pran­ga ka për­fun­d­uar një 25-vjeçar i dyshuar për përkrah­je të autorit. Gjithash­tu janë sekuestru­ar autom­jete dhe pro­va mate­ri­ale që po anal­i­zo­hen nga ekspertët.

Burime policore kanë bërë me dije se Eglant Koçi është parë për herë të fun­dit në datën 4 qer­shor, ndër­sa autoritetet po vijo­jnë kërkimet inten­sive për gjet­jen e tij dhe zbard­hjen e plotë të ngjar­jes.

Emi­sioni “Pa Gjur­më” në Report TV do të sjel­lë deta­je të tjera ekskluzive mbi këtë ngjar­je që ka tron­di­tur opin­ion­in pub­lik.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading