Miliarderi Bill Gates pritet të paraqitet sot para një paneli të Kongresit amerikan, i cili po heton dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein.

Miliarderi Bill Gates pritet të paraqitet sot para një paneli të Kongresit amerikan, i cili po heton dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein.
Sipas mediave amerikane, anëtarët e Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve do ta intervistojnë bashkëthemeluesin e Microsoft në një seancë me dyer të mbyllura, njësoj si me dëshmitarë të tjerë të përfshirë në hetim.
Gates ka mbërritur në Capitol në mëngjes dhe është shprehur se po merr pjesë vullnetarisht, duke theksuar se shpreson që dëshmia e tij të jetë e dobishme për komitetin hetimor.
Ai nuk është akuzuar kurrë për ndonjë shkelje në lidhje me Jeffrey Epstein, megjithatë raportohet se ka pasur një marrëdhënie profesionale me të, me disa takime mes viteve 2011 dhe 2014, të lidhura me projekte filantropike dhe një fond investimesh që nuk u finalizua.
Hetimet e Kongresit vijojnë ndërsa ligjvënësit po analizojnë rrjetin e gjerë të kontakteve të Epstein dhe ndikimin e tij.