Na i kanë futur xixat nga të katër anët, që të zihemi mesveti”/ Rama reagon ndaj protestave masive: Po si mund…

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar sër­ish në rrjetet sociale në lid­hje me prote­s­tat e zhvil­lu­ara ditët e fun­dit në Tiranë kundër pro­jek­tit të Zvërnecit.

Duke mar­rë si shem­bull zhvil­limet në ishullin grek të Mykonos, kreu i qev­erisë ka mbro­j­tur nevo­jën për tërhe­q­jen e kap­i­taleve të hua­ja në Shqipëri, ndër­sa ka kri­tikuar ash­për kundër­sh­timet ndaj investi­torëve të mëd­henj.

Rama thek­son se vendet e rajonit dhe të Mes­d­heut po garo­jnë për të sig­u­ru­ar sa më shumë inves­time ndërkom­bëtare, ndër­sa sipas tij, Shqipëria nuk mund të lejo­jë që debatet dhe prote­s­tat të kthe­hen në pengesë për zhvil­lim­in ekonomik dhe tur­is­tik të ven­dit.

“GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…

PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!

PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!

KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR.

Ja përm­ba­jt­ja e artikul­lit: Mar­ka të mëd­ha ndërkom­bëtare të hotelerisë po investo­jnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Sea­sons, Fouquet’s dhe MGallery janë plan­i­fikuar të hapen së shpe­jti.

Pavarë­sisht ten­sion­eve gjeopoli­tike dhe një sezoni sfidues për tur­izmin, Mykonos vazh­don të mbetet një nga des­ti­na­cionet pre­mi­um më të rëndë­sishme në Mes­d­he.

Kom­pan­itë ajrore po rrisin num­rin e vendeve të disponueshme në flu­turimet ndërkom­bëtare për sezonin 2026, me një rrit­je prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shto­hen gjithash­tu lin­ja të reja ajrore nga Roma, Lon­dra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke for­cuar më tej lid­hjet ndërkom­bëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 mil­ionë euro dhe i lid­hur me investi­torin egjipt­ian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027”, shkru­an Rama.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading