Revolta në ditën e 11-të/Pas pak pritet të nis protesta mbarë kombëtare para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqja e Ramës

Mba­het sot protes­ta kom­bëtare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 11. Pas një shfaq­je­je të jashtëza­kon­shme dje, ku nga ora 18:00 deri në orën 00:00 të mes­natës, rrugët e krye­qytetit oshët­inë nga bro­hori­mat e qyte­tarët, të cilët njëzëri kërkuan dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Ash­tu si për çdo ditë, edhe sot protes­ta do të nisë në orën 18:00, për të prit­ur më shumë qyte­tarë, ndër­sa dje iu bë thirrje Dias­porës që të mar­rë pjesë në tubim.

Qën­dri­mi i protestuesve është i qartë; qev­eri teknike dhe e për­faqë­suar nga intelek­tu­alë të ven­dit.

Tubime janë orga­nizuar edhe në shtete të tjerë ku jeto­jnë shqip­tarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet rithek­suar se protes­ta e orga­nizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufi­jve.

Me thirrjet “Rev­olu­cion”, “Shqipëri e Re”, Edi Rama në burg Berisha në burg”, qyte­tarët kërko­jnë largimin e kësaj qev­er­ie dhe thek­so­jnë se nuk do të dorë­zo­hen deri në dorëhe­q­jen e Ramës.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading