Breshëri plumbash në drejtim të policisë, humbin jetën 5 oficerë në Meksikë. Plagosen disa të tjerë (VIDEO)

Pesë oficerë policie u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën në një sulm me armë në shtetin perëndimor meksikan të Michoacan, rajoni më prekur nga kartelet e drogës.
Automjeti në të cilin udhëtonin oficerët u qëllua nga disa plumba.
Sipas Departamentit të Sigurisë Shtetërore të Michoacan njoftoi një operacion policor në shkallë të gjerë për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë makinën e shkatërruar nga breshëria e plumbave.
Michoacani është epiqendra e ekonomisë së avokados me vlerë 5 miliardë dollarë në vit. Shteti është gjithashtu i pasur me prodhim agrumesh dhe është shtëpia e një porti të madh në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.
Por aktiviteti kriminal, po lulëzon gjithashtu midis zhvatjes, trafikimit të drogës, rekrutimit të detyruar të të rinjve nga bandat.