Zbulohet një call center në Tiranë, arrestohen 4 persona. Procedohen 49 punonjësit

DVP Tiranë/Finalizohet opera­cioni i kod­uar “Hold on”.

Zbu­lo­het një call cen­ter në bule­vardin “Gjergj Fish­ta”, ku kry­hej mashtrim kompjuterik.Arrestohen në fla­grancë 4 orga­ni­za­torë dhe drejtues të kësaj veprim­tarie.

Pro­ce­do­hen penal­isht 49 punon­jës, të cilët që u kapën në fla­grancë, në këtë ambi­ent.

Sekue­stro­hen 107 pajis­je nëpër­m­jet të cilave kry­hej mashtri­mi, si dhe mate­ri­ale të tjera që do t’i shër­be­jnë hetim­it.

Si rezul­tat i ndërhyr­jes së men­jëher­shme, pas infor­ma­cion­eve të sig­u­ru­ara në rrugë oper­a­tive, se kati i dytë i një objek­ti në bule­vardin “Gjergj Fish­ta”, ishte call cen­ter ku kry­hej mashtrim kom­pju­terik, spe­cial­istët e Sek­torit për Het­imin e Krimeve Ekonomiko-Finan­cia­re, në bashkëpunim me spe­cial­istët e Sek­torit për Het­imin e Krimeve Kiber­netike të DVP Tiranë, final­izuan në drej­timin e Prokuror­isë, opera­cionin e kod­uar “Hold on”.

Në kuadër të opera­cionit u arrestu­an në fla­grancë shte­t­a­sit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se admin­istron­in këtë veprim­tari dhe/ose drej­tonin gru­pet e punon­jësve.

Gjithash­tu, në ambi­en­tet e objek­tit, u kapën në fla­grancë, gjatë punës, 49 shte­tas, për të cilët nisi pro­ced­i­mi në gjend­je të lirë.

Me cilës­inë e provës mate­ri­ale u sekuestru­an nga ambi­en­ti i për­sh­tatur me dhjetëra poste pune, 94 kom­pjuterë, 11 celu­larë, 2 iPad dhe mate­ri­ale të tjera me interes het­i­mor.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë së Tiranës, për veprime të mëte­jshme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading