Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo nga Temu! Projekti në Zvërnec do vazhdojë, Shqipëria drejt BE

Kuven­di i Shqipërisë është mbled­hur sot në seancën e rad­hës plenare ku në rend dite është parashikuar zhvil­li­mi i 6 inter­pelan­cave. Sean­ca ka nisur me debate për inves­timet në zvërnec.

Deputetët e Par­tisë Demokratike kanë shkuiar në Par­la­ment me pankarta.Në seancën e shkuar, ten­sionet mes opoz­itës dhe mazho­rancës ishin të for­ta sa i takon inves­timeve të hua­ja në vend dhe pro­jek­tit për Zvërnecin.

Ky i fun­dit ka qenë ‘krye­f­jalë’ prej afro dy javësh tan­imë, ndër­sa ka bërë që mijëra qyte­tarë të dalin çdo ditë për të protes­tu­ar poshtë zyrës së kryem­i­nistrit Rama.Zhupa: Përgjigju­ni realitetit. Realiteti kërkon dorëhe­q­jen e Edi Ramës.

Qin­dra mijëra në shesh, çdo ditë më shumë, më të ven­do­sur. Kjo sjell­je har­bute duke shkelur interesin pub­lik, interesin e fëmi­jëve tanë të ndalo­jë. Do shikoni atje fëmi­jët, brezin e ardhshëm.Balla:

Ky ishte fiks një fjal­im flamin­go nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vet­ja si flamin­go, edhe pse me respek­tin më të madh, kush ju ka koman­d­uar ju, kush ju ka autor­izuar… bëni zhur­më sa të doni.

Shkoni dhe në protestë po deshët, sa i për­ket katër lig­jeve ne jemi kundër. Jemi kundër dhe do t’i rrë­zo­jmë ato sepse jemi votu­ar për ta zhvil­lu­ar Shqipërinë.

Ju një javë më parë dolët me krye­drejtuesin tuaj, Bufin e madh, dhe thatë që jeni pro inves­tim­it. Tani kush është qël­li­mi i 4 pro­jek­tlig­jeve. Ne jemi pro inves­tim­it, inves­ti­mi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të hum­bë 4 mil­iardë.


Pse bëheni kaq qesharakë? Zon­ja që sapo foli sapo citoi tek­stin e zëd­hënësit të Min­istrisë së Jashtme të Iran­it, që doli dje hapur… se dhe ti më dukesh si zëd­hënës i Min­istrisë së Jashtme të Iran­it.

Po ju ç’kërkoni në protestë? E kup­toj atë djalin atje, se ata atë punë kanë. Pashë një deputet që thoshte: “Jemi në protestë kundër sis­temit”. Kujt sis­tem? Një protestë që thër­ret Sali Berisha në burg.

E dimë fare mirë që kemi një kon­tratë me qyte­tarët shqip­tarë. Doli zon­ja dhe tha: “Jemi për paketën e inte­grim­it”, ai u votua. Ju nuk e keni mend­jen në mësim.

Ne jemi këtu, do e vazh­do­jmë detyrën tonë. Orë për të hum­bur nuk kemi. Ju deri më tani, për ta ditur, ende nuk keni votu­ar asnjë ligj që lid­het me paketën e inte­grim­it. Ndac vini votoni, ndac jo, kjo pak rëndësi ka.

Për katër pro­jek­tlig­jet që keni sjel­lë, thatë që do sill­nit kërkesë për pro­ce­durë. Të katër pro­jek­tlig­jet tua­ja do të rrë­zo­hen dhe pro­jek­ti në Zvërnec do të vazh­do­jë dhe Shqipëria do ecë para në BE.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading