E rëndë në Korçë/ 4‑vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

Në fëmi­jë 4‑vjeçar është dëm­tu­ar pasi është rrëzuar aksi­den­tal­isht nga kati i dytë i një banese në fshatin Vinçan, Korçë.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, i mituri ka pësuar dëm­time në trup dhe në kokë dhe po merr ndih­më mjekë­sore në repartin e rean­i­ma­cionit të pedi­atrisë në Spi­tal­in Rajon­al të Korçës.

Burime mjekë­sore bëjnë me dije se, për shkak të gjend­jes shën­de­të­sore, fëmi­ja pritet të trans­porto­het drejt Tiranës për tra­j­tim më të spe­cial­izuar.

Poli­cia ndod­het në vend­ng­jar­je dhe po kryen veprimet pro­ce­du­rale për të sqaru­ar rrethanat e plota të ngjar­jes.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading