BKH zbarkon në vilën dhe zyrat e Samir Manes, sekuestrohet telefoni i biznesmenit

Byro­ja Kom­bëtare e Hetim­it ka ushtru­ar kon­trolle në vilën dhe ambi­en­tet e zyrave të biz­nes­menit Samir Mane, në kuadër të het­imeve të SPAK për një prej dos­jeve më të mëd­ha të trafikut ndërkom­bë­tar të kokainës dhe pastrim­it të par­ave.

Kon­trol­let janë kry­er me vendim të GJKKO-së, ndër­sa burime për Albeu.com bëjnë me dije se gjatë opera­cionit është sekuestru­ar edhe tele­foni celu­lar i biz­nes­menit, i cili pritet t’i nën­shtro­het ver­i­fikimeve të mëte­jshme nga het­ue­sit.

Ky zhvil­lim vjen si vijim i mega­op­era­cionit të SPAK, që godi­ti tre grupe të dyshuara krim­i­nale, të cilat sipas het­imeve dyshohet se kanë vepru­ar në fushën e trafikut ndërkom­bë­tar të kokainës dhe pastrim­it të par­ave.

Në qendër të dos­jes janë gru­pet e lid­hu­ra me Artur She­hun, Artur Koçekun, i njo­hur edhe si Luçiano Koçeku, dhe Alfre­do Hamzain.Sipas mate­ri­aleve het­i­more, të ard­hu­rat e për­fi­tu­ara nga trafiku i drogës dyshohet se janë kanal­izuar në sek­torin e ndër­tim­it, përmes inves­timeve të dyshim­ta dhe lid­hjeve me biz­nes­menë të ndryshëm.

Në dos­je për­menden emrat e Ilir Shtu­fit dhe Orest Sotës, si per­sona përmes të cilëve dyshohet se janë inves­tu­ar para me burim krim­i­nal në pro­jek­te ndër­ti­mi.

Hetimet kanë nxjer­rë në pah edhe dyshime për inves­time në pro­jek­tin Green Coast në Palasë, një nga resortet më të njo­hu­ra në bregdetin shqip­tar, në pronësi të biz­nes­menit Samir Mane.

Emri i Manes rezul­ton i për­men­dur në mate­ri­alet het­i­more të SPAK, ndër­sa kon­trol­li i kry­er nga BKH në banesën dhe zyrat e tij shi­het si një lëviz­je e rëndë­sishme e het­uesve për të ver­i­fikuar lid­hjet, komu­nikimet dhe mate­ri­alet që mund të kenë vlerë për dos­jen.

Burime pranë hetim­it kon­fir­mo­jnë se gjatë kon­trolleve janë sekuestru­ar pajis­je dhe mate­ri­ale të ndryshme, të cilat do të anal­i­zo­hen nga SPAK dhe BKH.

Tele­foni celu­lar i biz­nes­menit është një nga provat mate­ri­ale të mar­ra për eksper­tim, me qël­lim ver­i­fikimin e komu­nikimeve dhe kon­tak­teve që mund të lid­hen me çësht­jen nën het­im.

Deri në këtë fazë, nuk ka një reag­im pub­lik nga Samir Mane për kon­trol­let e kry­era në vilën dhe zyrat e tij, ndër­sa SPAK nuk ka dalë ende me një njof­tim zyr­tar të deta­juar për rolin e tij në këtë dos­je.

Kon­trol­let ndaj një prej emrave më të mëd­henj të biz­ne­sit në Shqipëri e zgjero­jnë edhe më tej rrezen e het­imeve të SPAK, duke e zhven­do­sur fokusin nga gru­pet krim­i­nale të trafikut të drogës drejt sek­torëve ku dyshohet se janë pas­tru­ar mil­ion­at e për­fi­tu­ara nga aktiviteti krim­i­nal

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading