O le le o le le protesta nuk është qeverisje!

Protes­ta paqë­sore është një e drejtë legjitime, ele­ment thel­bë­sor i demokracisë;
Duhet të mëso­he­mi me të, ta pra­no­jmë si të tillë; doe­mos një qev­eri nuk është rehat me protestën për­bal­lë, por punë e madhe.Qeveria nuk është për të qarë protestën, me të e prej saj; qev­e­ria është për të qev­erisur!
Qev­eris­ni! Këtë bëni, qeverisni!Po hyjmë në një stinë të vështirë – nga pikë­pam­ja e motit, paso­jave të tij dhe për këtë shkak nga pikë­pam­ja e shër­bimeve;


Po hyjmë në stinën e nxe­htë e të thatë dhe fenomeni El Niño – për të cilin po bëhen gati të gjithë që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencën që ai sjell;


Duhet të qev­erisim – të bëhe­mi gati nga pikë­pam­ja mjedis­ore, veçanër­isht me zjar­ret, nga pikë­pam­ja shën­de­të­sore, veçanër­isht me ndikimin në shën­detin e të moshuarve, fëmi­jëve dhe të sëmurëve kro­nikë, nga pikë­pam­ja e punës, veçanër­isht për të mbro­j­tur punë­torët, shën­detin e tyre kur puno­jnë në natyrë, nga pikë­pam­ja e shër­bimeve, veçanër­isht për furniz­imin me ujë për për­dorim famil­jar e bujqë­sor; po hyjmë në sezonin e lartë të tur­izmit – fluk­si më i madh vjen tani e duhet të jemi gati me gjithç­ka, përf­shirë edhe shër­bimet që vitin e kalu­ar nuk ishin apo nuk funk­sionu­an;


Të gjitha këto janë emergjencë!

Në të përdit­shmen e qev­eris­jes duhet të zba­to­jmë bux­hetin; deri në fund të majit kemi mbled­hur të ard­hu­ra edhe më shumë, por kemi shpen­zuar më pak – janë para që i mungo­jnë ekonomisë, punës, njerëzve; duhet të investo­jmë!

Ash­tu siç duhet të bëjmë gjërat që kemi thënë se do bëjmë; unë po e pres ende vendimin për nënat e fëmi­jëve me aftësi ndryshe; po pres ende vendimin për fëmi­jët e por­salin­dur, skemën e re që duhet doe­mos pasu­ru­ar me ele­men­të të tjerë, përf­shirë edhe zgjat­jen e lejes së lind­jes dhe më shumë.


Janë shumë për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar për të bërë!

Protes­ta është në rrugën e saj legjitime; protestue­sit po bëjnë punën e tyre; puna e qev­erisë është të qev­erisë vendin dhe të shër­be­jë!

Edhe ata në protestë duan shër­bime, ndërko­hë që janë shumë më shumë që nuk janë në protestë që mer­i­to­jnë shër­bime. Kjo është puna e qev­erisë; nëse nuk e bën, kot që rri!

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading