Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet të bëhet edhe më mirë

Kryem­i­nistri Edi Rama e cilë­soi 35-vje­torin e Par­tisë Social­iste si një moment të veçan­të reflek­ti­mi dhe angazhi­mi për të ardhmen e ven­dit, duke thek­suar se Shqipëria ndod­het sot në poz­itën më të mirë që ka pasur ndon­jëherë.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se për­pari­mi i ven­dit në të gjitha aspek­tet është rezul­tat i qev­eris­jes së Par­tisë Social­iste, ndër­sa shtoi se Shqipëria ka ende nevo­jë për zhvil­lim të mëte­jshëm dhe se kjo, sipas tij, mund të arri­het vetëm përmes kësaj force politike.Kreu i qev­erisë ndaloi edhe te vala e protes­tave të ditëve të fun­dit, e cila përkoi me 35-vje­torin e PS-së.

Ai tha se demon­stratat nisën pas një ngjar­je­je që e cilë­soi si një “akt skan­daloz”, i dënuar men­jëherë në aspek­tin ligjor dhe insti­tu­cional, por argu­men­toi se protes­ta më pas u shndër­rua në një ter­ren ku, sipas tij, po për­plasen intere­sa më të gjera ndërkom­bëtare.

Natyr­isht që protes­ta është shëm­bëll­tyrë e një ven­di demokratik. Natyr­isht që është shën­de­ti demokratik i ven­dit që ka një protestë e cila lind dhe for­më­so­het jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani par­titë janë të gjitha të futu­ra aty, duke hed­hur gurët, e fshe­hur duart disa, ndërko­hë që ndon­jë tjetër, siç janë lla­paqor­rat, janë aty.

Por po aq e rëndë­sishme është që të mos hum­basim aftës­inë për të dal­lu­ar mes debatit dhe his­ter­isë, mes kri­tikës dhe shpif­jes, mes argu­men­tit pasio­n­ant dhe bul­lizmit, kër­cënim­it, pre­sion­it, den­i­grim­it të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë për­para, duke u par­al­izuar nga fri­ka prej një ndryshi­mi të madh, prej një pro­jek­ti të madh, prej një inves­ti­mi që është më i mad­hi në his­tor­inë e ven­dit tonë.

Dhe, pat­jetër që, do të ecim për­para, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjo­jmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dako­rd me ne, por duke vazh­d­uar të ndër­to­jmë, të ndër­to­jmë Shqipërinë me for­cën e Par­tisë Social­iste, që është for­ca që ka mar­rë refor­ma, ka ndër­mar­rë refor­ma të vështi­ra, ka shtyrë për­para pro­cese që shpesh janë kundër­sh­tu­ar, por që sot kanë ndryshuar rrën­jë­sisht edhe gjend­jen, edhe pozi­cionin e Shqipërisë.

Dhe, për këtë, mjafton të kthe­jmë mbra­pa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonom­inë, me insti­tu­cionet, me të gjitha.

Dhe, fak­tik­isht, nuk ka sim­bo­likë më të fortë se fak­ti që ky 35-vje­tor na gjeti edhe në pikën më të avan­cuar të rrugës sonë europi­ane.

Pak javë më parë hymë në fazën e fun­dit të nego­ci­atave për anë­tarësim, që është faza e mbyll­jes së kapitu­jve, duke afru­ar më shumë se kur­rë me atë objek­tiv his­torik dhe strategjik që shqip­tarët e kanë ndjekur me deka­da dhe që ne e kemi fik­simin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë“,- tha Rama.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading