Çifti i të rinjve “bën” namin në Shqipëri, fusin në borxhe te “IUTE Credit” persona me aftësi të kufizuara

Blutë” e Tiranës kanë vënë në pranga një çift të rinjsh të cilët mashtronin qytetarët në mbarë vendin me qëllim përfitimin e parave.
Bëhet fjalë për Adi Hodo, rreth 30 vjeç, i lindur në Vlorë, dhe bashkëjetuesja e tij, Paola Zyber, 33 vjeçe, e lindur në qarkun e Korçës, të dy banues në Tiranë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme mashtrimi financiar.
Paraprakisht thuhet se aktiviteti i dyshuar mashtrues, është shtrirë në zonat e Vlorës, Fierit, Korçës dhe Lezhës, raporton A2CNN.
Ndërsa bëhet me dije se njerëzit që kanë rënë pre e mashtrimit të dy të rinjve, kanë qenë persona me probleme sociale dhe ekonomike, si edhe individë me aftësi të kufizuara.
Fillimisht dyshja ka fituar besimin e këtyre personave duke u marrë atyre të dhënave dhe më pas ka nisur e gjitha.
Nëpërmjet të dhënave të siguruar mësohet se aplikoheshin kredi online pranë institucioneve financiare, përfshirë edhe IUTE Credit, pa dijeninë dhe pa miratimin e personave në emër të të cilëve merreshin kreditë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se janë realizuar dhjetëra raste mashtrimi, ndërsa shumat e përfituara nëpërmjet kredive të marra pa dijeninë e viktimave të rastit thuhet se kanë qenë një shumë e konsiderueshme pa zbuluar një shifër konkrete.
Sakaq bëhet me dije se autoritet po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm pasi çështja po hetohet.