Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun

Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Skën­der Hita i ka dër­guar një letër Min­istres së Arsim­it, Mirela Kum­baro lid­hur me një rast që ka alar­muar autoritetet, ajo e shpërn­dar­jes së lëndëvë narkotike në for­më xhe­li dhe karame­lesh.

Në letër thek­so­het se se ngjash­mëria e lëndës narkotike me karamelet e bën të vështirë iden­ti­fikimin vizual si dhe rrit ndjeshëm rrezikun e kon­sumim­it nga të mitu­rit.

Ndër të tjera, Hita shton se përqen­dri­mi i lartë i THC-së në këto pro­duk­te mund të shkak­to­jë paso­ja seri­oze për shën­detin, duke përf­shirë efek­te tok­sike akute, çrreg­ul­lime neu­rologjike dhe reak­sione të rën­da psikoak­tive, sido­mos tek fëmi­jët dhe gru­pet më të ndjeshme.

Poli­cia e Shtetit më tej në letër i ka kërkuar Min­istrisë së Arsim­it që të infor­mo­jë stafet mësimd­hënëse, nxënësit dhe prindërit mbi rrezikun që paraqesin këto pro­duk­te në mënyrë që të rritet ndërgjegjësi­mi në insti­tu­cionet arsi­more e të shmanget kon­sum­i­mi i tyre.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading