Avokati i Popullit “i mëshon” respektimit të minimumit jetik: Ka pensione nga 10 mijë lekë, nuk mund të jenë poshtë 22 mijë lekëve për frymë

Avokati i Pop­ul­lit Endri Sha­bani, ka kërkuar min­i­mu­min jetik, i cili sipas për­l­log­a­r­it­jeve nuk mund të jetë nën 220 euro.

Këtë Sha­bani e deklaroi para Komi­sion­it për të drej­tat e Njeri­ut dhe Mjetet e Informim­it Pub­lik, mbi respek­timin e të drej­tave të njeri­ut në Shqipëri gjatë vitit 2025.

“Shtatë vjet më parë insti­tu­cioni ynë ishte insti­tu­cioni i parë pub­lik që llog­a­r­i­ti pra­gun e min­i­mu­mit jetik në Shqipëri.

Që nga ajo kohë, me indek­simin e infla­cionit, sot kufiri i var­fërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë.

Për­bal­lë këtyre shifrave, realiteti i mbro­jt­jes sociale flet vetë.

Ne ende kemi pen­sione nën 10’000 lekë në muaj apo ndih­më ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjys­ma e këtij min­i­mu­mi jetik”, u shpreh Sha­bani.

Avokati i Pop­ul­lit i këkroi Kuven­dit Shqyr­timin e pro­jek­tligjit për Avokatin e Pop­ul­lit, duke kërkuar zgjer­im­in e man­datit të veprim­it edhe në sek­torin pri­vat.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading