Vajzat 9 dhe 11 vjeçe u mbytën në plazhin publik, trupat e Jonidës dhe Adelajdës i nxorën në breg policia dhe pushuesit

Joni­da Dajlani dhe Ade­la­j­da Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kru­ja, janë mby­tur këtë të premte në plazhin pub­lik të Tales në Lezhë.

Ato janë futur në det për t’u larë dhe kanë dalë prej andej të paje­ta.

Është e paqartë se në çfarë rrethanash dy vajzat e mitu­ra janë lënë të pashoqëru­ara në plazh, derisa janë futur në det dhe janë rrëm­by­er nga dall­gët.

Fatke­që­sisht, Joni­da Dajlani dhe Ade­la­j­da Misha janë mby­tur në thel­lësi dhe men­jëherë në zonë kanë shkuar shër­bimet e Poli­cisë Kufitare nga deti dhe ato të DVP Lezhë nga toka, ndër­sa një ndih­më të mad­he kanë dhënë dhe pushue­sit.

Tru­pat e dy vogëlu­sheve të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë kon­stat­u­ar disa metra larg bregu dhe shër­bimet e Poli­cisë së Lezhës në bashkëpunim me pushue­sit, kanë bërë të mundur gjet­jen dhe nxjer­rjen në breg.

Ngjar­ja tragjike ka ndod­hur rreth orës 12:50 në plazhin e Tales dhe grupi het­i­mor ndod­het në vend­ng­jar­je dhe, nën drej­timin e Prokuror­isë, ku vijon puna për zbard­hjen e rrethanave të rastit.

Neësbomb.al mëson para­prak­isht se Joni­da Dajlani dhe Ade­la­j­da Misha ndod­heshin në një plazh pub­lik të pame­nax­huar dhe pa roje plazhi. Tru­pat e pajetë të vogëlu­sheve nga Fushë Kru­ja janë trans­portu­ar në morgun e Spi­tal­it Rajon­al të Lezhës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading