‘Merr fund gjuetia e gjobave me monitorimin inteligjent’, Hita: Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun

Krye­poli­ci Skën­der Hita ishte i pran­ishëm në një aktivitet sen­si­bi­lizues në Tiranë për sig­ur­inë rru­gore, i cili syn­oi të ndërgjegjë­so­jë për­dorue­sit e rrugës për përgjegjës­inë që mbart gjith­se­cili.

Në fjalën e tij, Hita tha se Poli­cia ka synuar të rrisë sig­ur­inë rru­gore duke i dhënë fund ndalim­it pa shkak apo “gjuetisë” së gjobave përmes mon­i­torim­it inteligjent.Një tjetër pikë që ai i kush­toi vëmend­je është rrit­ja e fluk­sit të qarkul­lim­it gjatë sezonit tur­is­tik. Hita tha se janë har­tu­ar plane të deta­juara për të menax­huar pikat kri­tike të trafikut.

Ai sol­li në vëmend­je edhe disa këshilla të thjesh­ta, por të vyera për të gjithë për­dorue­sit të cilët duhet të tre­go­hen të kujdesshëm me shpe­jtës­inë, të mos bëjnë manovra të gabuara, të mos për­dorin celu­lar­in apo kon­sumo­jnë alkool kur janë në timon.“Siguria rru­gore nuk është thjesht një sfidë insti­tu­cionale. Ajo është një përgjegjësi e për­bashkët, një detyrim moral dhe një garan­ci për jetën e çdo qyte­tari që lëviz në rrugë.

Sot nuk jemi këtu për një aktivitet sen­si­bi­lizues të rad­hës, por për diç­ka shumë më të shtren­jtë, për jetën. Çdo hum­b­je jete në sta­tis­tikat tona të aksi­den­teve nuk është thjesht një numër, është një jetë e ndër­pre­rë në mes, është një famil­je e lën­d­uar.

Drejtue­sit e autom­jeteve, motom­jeteve dhe këm­bë­sorët duhet të ndërgjegjë­so­hen dhe të zba­to­jnë me rig­orozitet rreg­ul­lat e qarkul­lim­it, pasi rru­ga nuk është një pistë garash, por një hapësirë bashkë­jetese ku përgjegjsh­mëria e secilit prej nesh për­cak­ton nëse do të kthe­he­mi shën­doshë e mirë në shtëpi, te njerëz­it tanë, ose jo.

Për të përm­bushur një ndër pri­or­itetet mad­hore të Poli­cisë së Shtetit, siç është rrit­ja e para­me­trave të sig­urisë rru­gore, dua të ndalem te një ini­cia­tivë e rëndë­sishme që kemi ndër­mar­rë në mënyrën se si e kon­trol­lo­jmë qarkul­lim­in. Koha e ndal­imeve pa shkak apo e “gjuetisë” së gjobave ka mbaru­ar.

Sot, Poli­cia e Shtetit ka hyrë në epokën e mon­i­torim­it intelig­jent. Strategjia jonë e re bazo­het në parim­in, faj­torin e për­cak­ton teknologjia, jo intuita.Nëpërmjet mjeteve intelig­jente si pajis­jet “Polis­can”, dronët e cilë­sisë së lartë dhe radarët automatikë, ne evi­den­to­jmë shkel­jet në kohë reale pa ndër­pre­rë rrjed­hën e trafikut dhe pa kri­juar stres të panevo­jshëm te drejtue­sit e rreg­ullt të mjeteve.

Ky është një hap i rëndë­sishëm drejt një polici­mi më pro­fe­sion­al, më të sak­të dhe më trans­par­ent, por, teknologjia nuk na shpë­ton dot nëse mungon vetëdi­ja. Pran­daj, gjej rastin t’iu bëj një thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:

-Shpe­jtësia vret. Mos nxi­toni për të mbër­rit­ur disa min­u­ta më parë, duke rrezikuar të mos mbër­ri­ni kur­rë ose të mbër­ri­ni të gjym­tu­ar!

-Parakalimet e gabuara janë lojë me jetën;

-Celu­lari në tim­on ju ver­bon për sekon­da që mund të jenë fatale, dhe mbi të gjitha

-Alkooli dhe sub­stan­cat e tjera nuk kanë vend në tim­on! Kush drej­ton autom­jetin nën efek­tin e tyre, nuk po drej­ton një mak­inë, por një armë që rrezikon të vrasë jetën.Po aq i rëndë­sishëm është edhe dimen­sioni i paran­dalim­it dhe edukim­it.

Mesazhet sen­si­bi­lizuese për drejtue­sit e mjeteve janë thel­bë­sore për të ndryshuar sjell­jen në rrugë dhe për të rrit­ur ndërgjegjësimin publik.Një rol të veçan­të në këtë pro­ces ka bashkëpuni­mi me insti­tu­cionet arsi­more. Nxënësit dhe të rin­jtë janë brezi që for­më­son kul­turën e ardhshme të qarkul­lim­it rru­gor, ndaj eduki­mi i tyre që në moshë të her­shme është inves­ti­mi më i rëndë­sishëm për një Shqipëri më të sig­urt.

Kjo është arsye­ja pse ne po bashkëpuno­jmë fort me insti­tu­cionet arsi­more, sepse fëmi­jët dhe nxënësit tanë kanë një impakt të jashtëza­kon­shëm sen­si­bi­lizues. Kur një fëmi­jë i thotë prindit në mak­inë, “Ven­dos rripin!” apo “Mos fol në tele­fon!”, ai mesazh vlen më shumë se dhjetëra gjo­ba të Poli­cisë.

Ky aktivitet merr një rëndësi ako­ma më speci­fike sot, tek­sa jemi në kul­min e sezonit tur­is­tik dhe sig­uria rru­gore ka një rëndësi të veçan­të në mbarë­va­jt­jen e këtij sezoni, pavarë­sisht se vitet e fun­dit Shqipëria është pothua­jse tërë vitin, në sezon tur­is­tik.

Për këtë fakt, Poli­cia e Shtetit është në gatish­mëri të plotë. Kemi har­tu­ar plane të deta­juara masash për menax­himin e fluk­sit të madh të autom­jeteve që gjatë verës shumë­fishohen.

Fokusi­mi ynë do të jetë mak­si­mal në pikat nevral­gjike të trafikut, në akset bregdetare dhe tur­is­tike, duke bërë të mundur rrit­jen e para­me­trave të sig­urisë rru­gore, lehtësimin e qarkul­lim­it dhe një shër­bim mikpritës e më pro­fe­sion­al për çdo qyte­tar dhe tur­ist që zgjedh vendin tonë.

Të nderu­ar të pran­ishëm,

As Poli­cia e Shtetit dhe as teknologjia intelig­jente nuk mund ta fito­jnë këtë bete­jë pa kon­tributin e të gjithëve. Sig­uria rru­gore është një kon­tratë sociale ku secili ka një pjesë të detyrës.

Është kon­tribut i këm­bë­sorëve, që duhet të respek­to­jnë vijat e bard­ha dhe mbikalimet.Është kon­tribut i drejtuesve të motom­jeteve që duhet të ven­dosin kaskën, dhe i drejtuesve të autom­jeteve që të respek­to­jnë për­parës­inë në lëviz­je dhe zba­to­jnë me rig­orozitet rreg­ul­lat e qarkul­lim­it rru­gor.

Është kon­tribut i autoshkollave, që nuk duhet të nxjer­rin në rrugë thjesht njerëz me paten­të, por shoferë të përgjegjshëm.

Është kon­tribut i shkollave, i çdo prin­di, i insti­tu­cion­eve përgjegjëse dhe i mbarë shoqërisë. Çdo qyte­tar duhet të kup­to­jë se sig­uria rru­gore fil­lon nga vetë përgjegjësia per­son­ale.

Duke bërë secili pjesën e vet, duke ndarë ekspe­ri­en­cat më të mira sen­si­bi­lizuese, si kjo e sot­m­ja me EVU-në, dhe duke rrit­ur bashkëpunimin ndërin­sti­tu­cional dhe bashkëpunimin me qyte­tarët, do të kemi rrugë më të sig­ur­ta dhe më shumë jetë të shpë­tu­ara”, tha Hita.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading