Maks Haxhia në sfidë me veten, rikonfirmohet në krye të Dhomës së Avokatisë dhe rrugëton drejt dekadës së tretë në detyrë si Kryetar

Ish-krye­prokurori dhe pro­fe­sori Maks Hax­hia është rikon­fir­muar në krye të Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë së Shqipërisë. Zgjed­hjet janë zhvil­lu­ar këtë të premte, datë 19 Qer­shor dhe me shu­micë votash, Maks Hax­hia do të vazh­do­jë të jetë në detyrë edhe për një man­dat tjetër 4 vjeçar.

Newsbomb.al mëson se anë­tarët e Këshillit të Përgjithshëm të DHASH, 96 të pran­ishëm, kanë votu­ar me 92 vota PRO rizg­jed­hjes së Hax­hisë, ndër­sa 4 vota të tjera janë shpal­lur të pavlef­shme.

Maks Hax­hia mban kre­un e Dhomës Kom­bëtare të Avokatisë prej vitit 2000 dhe sot është kon­fir­muar edhe man­dati i tij i ri, duke rrugë­tu­ar drejt tre deka­dave si kryetar dhe pa asnjë kan­di­dat tjetër për­bal­lë.

Mbled­h­ja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka nisur prej orës 13:00 në ambi­en­tet e kom­plek­sit “XIBRAKU” në Tiranë dhe përveç zgjed­hjes së kryetar­it, avokatët kanë votu­ar edhe për anë­tarët e Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

Refer­u­ar Statu­tit të DHASH, për Komitetin Drejtues janë zgjed­hur gjith­sej 15 anë­tarë. Neësbomb.al mëson 10 prej tyre janë zgjed­hur nga Dhoma e Tiranës, kurse 5 të tjerë nga dhomat e rrethave.

Kryetari i zgjed­hur Maks Hax­hia, bashkë me Kryetarin e Dhomës Ven­dore të Avokatisë Tiranë, Klod­jan Skën­der­aj, i cili u zgjodh pak javë më parë, janë automatik­isht anë­tarë të Komitetit Drejtues, për shkak të funk­sion­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading