Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika në kërkim të fitores së parë, favoritët sfidohen nga Arabia Saudite dhe Irani

Dy ndesh­je tejet intere­sante zhvil­lo­hen sonte në kuadër të fazës së gru­peve të Kupës së Botës 2026, ku favoritët e mëd­henj, Span­ja dhe Bel­gji­ka, do të kërko­jnë fitoren e parë pas hapave fals në ndesh­jet hapëse.

Në Grupin H, Span­ja për­bal­let me Ara­binë Sau­dite në një duel ku pre­sioni është mbi span­jol­lët. “Furia e Kuqe” u ndal paprit­ur në baraz­im 0–0 nga Kepi i Gjel­bër në ndesh­jen e parë, ndër­sa Ara­bia Sau­dite mori një pikë të vlef­shme pas barazim­it 1–1 ndaj Uruguait.

Tra­jneri i Span­jës pritet t’i beso­jë nga min­u­ta e parë tal­en­tit të ri Lamine Yamal për të sjel­lë më shumë kreativitet në sulm.

Ndërko­hë në Grupin G, Bel­gji­ka do të për­bal­let me Iranin. Bel­gët barazuan 1–1 ndaj Egjip­tit në sfidën e parë, ndër­sa Irani zhvil­loi një ndesh­je spek­tako­lare ndaj Zelandës së Re që për­fun­doi 2–2.

Të dy ekipet e dinë se një fitore sonte mund t’i afro­jë ndjeshëm me kual­i­fikimin në fazën tjetër.Vëmendja pritet të jetë te yjet si Lamine Yamal, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku, ndër­sa Ara­bia Sau­dite dhe Irani do të ten­to­jnë të shkak­to­jnë sur­priza ndaj dy prej favoritëve evropi­anë.

Mbrëm­ja prem­ton emo­cione të mëd­ha, pasi çdo pikë mund të rezul­to­jë vendimtare në garën për kalim­in në fazën e eli­m­inim­it direkt.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading