“Duan të njollosin protestën, por nuk e bëjnë dot”/ Protestuesi dënon incidentin te ambasada e Izraelit: Nuk kanë…

Një protestues i moshuar ka komen­tu­ar edhe inci­dentin e ndod­hur një ditë më parë, ku u gris fla­muri në ambasadën e Izraelit.

Ai e ka dënuar ash­për këtë veprim, duke u shpre­hur se një akt i tillë nuk për­faqë­son pop­ullin shqip­tar dhe tra­ditën e tij his­torike të mikprit­jes dhe mbro­jt­jes ndaj hebren­jve.

Sipas tij, per­son­at që kryen këtë akt kanë pasur si qël­lim të vetëm dëm­timin e imazhit të lëviz­jes qytetare.

“Në lid­hje me inci­dentin te ambasa­da izraelite, ata që kanë grisur fla­murin izraelit nuk janë shqip­tarë.

Ne jemi pop­ul­li më i vjetër në Europë, jemi humanë, i kemi mba­j­tur izraelitët në Luftën e Dytë Botërore.

Nuk kanë lid­hje me ne ata që kanë bërë atë akt ter­ror­ist. Janë të shi­tur ata që e kanë bërë,” deklaroi protestue­si.

Në mbyll­je, ai thek­soi se këto për­p­jek­je për të kom­pro­me­t­u­ar kauzën e protestuesve do të dësh­to­jnë për­bal­lë ven­dos­mërisë së qyte­tarëve.

“Duan të njol­losin protestue­sit, por nuk e bëjnë dot, ta har­ro­jnë këtë!” për­fun­doi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading