Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban ose përballuni me pasoja

Pres­i­den­ti i Shteteve të Bashkuara, Don­ald Trump, i ka drej­tu­ar një par­ala­jmërim të ri të ash­për Iran­it, duke i kërkuar Teheran­it të ndalo­jë men­jëherë veprimet e aleatëve dhe orga­ni­zatave të armato­sura që, sipas tij, po shkak­to­jnë trazi­ra në Liban.

Në një pos­tim në plat­for­mën e tij sociale, Trump deklaroi se Irani duhet t’u japë fund aktiviteteve të “për­faqë­suesve të tij të paguar shtren­jtë” në Liban, duke lid­hur rua­jt­jen e sta­bilitetit në rajon me sjell­jen e for­cave pro-ira­ni­ane.

“Teherani duhet të ndalo­jë men­jëherë për­faqë­sue­sit e tij të paguar shtren­jtë në Liban që të mos shkak­to­jnë prob­leme”, shkroi Trump, duke thek­suar edhe një herë ten­sionet e vazh­dueshme mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran.

Pres­i­den­ti amerikan shkoi edhe më tej në deklaratën e tij, duke par­ala­jmëru­ar se nëse sit­u­a­ta nuk ndryshon, SHBA-ja është e gat­shme të reago­jë ushtarak­isht me një inten­sitet edhe më të madh se më parë.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin përsëri shumë fort, ash­tu siç bëmë javën e kalu­ar, por edhe më fort!”, shkroi Trump në pos­timin e tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading